Ministri i Bujqësisë, Zhcillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, u takua në Lubjanë, me homologun e tij kinzes, Han Changfu. Z.Panariti ndodhej në Slloveni, ku ishte i ftuar nga Ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ushqimit, Z. Dejan Żidan, në Forumin e 12-ë të Kooperimit Ekonomik të Evropës Qëndrore dhe Lindore dhe Kinës.
Gjatë takimit të dy ministritave, Z.Han Changfu e njoftoi Ministrin Panariti për vendimin e Qeverisë së Kinës, në lidhje me kontributin së afërmi, për ngritjen e Stacionit të Mekanikës Bujqësore në Cerrik, si dhe për dërgimin e specialistëve kinezë në Shqipëri, në lidhje me këtë qëllim.
Ndërkohë, Z.Panariti theksoi gjatë bisedës me homologun kinez, se në funksion të këtij qëllimi, edhe një trupë espertës shqiptar të Ministrisë së Bujqësisë do të trajnohen në Pekin në fillim të muajit shtator.
Ministri Panariti e falenderoi homologun kinez, Han Changfu, për rifreskimin e flotës se eskavatorëve, me dhurimin e dhjetë të tillëve të rinj dhe shprehu besimin se, stacioni i ri i mekanikës bujqësore, do ta konsolidojë edhe më shumë këtë bashkëpunim mes dy vendeve.
Në takim u diskutua edhe per rritjen e eksporteve bujqësore shqiptare në tregun kinez, veçanërisht ato të vajit të ullirit, verës dhe mjaltit.
Gjatë Forumin të Lubjanës, që u mbajt nga data 24 deri më 26 gusht 2017, Ministri Panariti pati takime edhe me personalitete tjera të fushës së bujqësisë.
Burimi: (integrimi.al/G.P)