Ministri Sokol Dervishaj inspekton impiantin në Orikum

sokol-dervishajMinistri Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj I shoqëruar edhe nga drejtori i Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve Ardian Alushi, ka inspektuar kantierin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Orikum.

Ministri Dervishaj tha se ky është një projekt I rëndësishëm, që është vënë pjesërisht në funksion, duke I shërbyer 30 mijë banorëve gjatë sezonit turistik.
Dervishaj tha se aktualisht puna po vazhdon për transferimin e këtij aseti të rëndësishëm te pushteti lokal, ndërkohë që në ndërtimin e tij, është respektuar me rigorozitet standarti ambiental.

Ministri theksoi se është duke u punuar për një investim shtesë për vitin 2017, për ta zgjeruar duke u ofruar shërbim edhe fshatrave përreth, me qëllim zgjerimin si kapacitet deri në 70 mijë banorë, duke patur parasysh dhe potencialin turistik të zonës.

Dervishaj deklaroi se një pjesë e rëndësishme për menaxhimin e këtyre impianteve janë bashkitë, që do të marrin në përdorim këto asete.

“Në këtë fazë është shumë i rëndësishëm procesi I trajnimit të stafeve që do ta menaxhojnë në vazhdimësi këtë vepër, ku kërkohet bashkëpunimi nga pushteti vendor, për të ofruar më shumë shërbime cilësore për banorët”, përfundoi Dervishaj.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al