Ministri Transportit, Dervishaj inspektoi punimet per rrjetin e kanalizimeve në Ksamil

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës,  Sokol Dervishaj dhe Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Ardian Alushi, vijuan inspektimet në jug të vendit, duke u ndalur në kantierin e ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve në zonën turistike të Ksamilit.

Ministri Dervishaj tha se ky project është në fazën përfundimtare përsa i përket punimeve, dhe vepra pritet që të përfundojë brënda muajit nëntor.

Dervishaj nënvizoi se kjo vepër do të sjellë një impakt shumë pozitiv për këtë zone turistike të vendit, pasi do të shërbejë edhe gjatë sezonit të fluksit të turistik.

“Ky projekt që financohet nga fondet “IPA”, do ti shërbejë rreth 4 mijë banorëve resident në Ksamil, por ka një kapacitet përpunimi për 40 mijë banorë, gjatë sezonit turistik”, tha Dervishaj.

Ministri Dervishaj u ndal edhe te problematika e pak javëve më parë, duke theksuar se janë marrë masat që të mos ketë ndotje të bregdetit dhe të ruhen standartet ambientale.

Rrjeti kanalizimeve të Ksamilit do të lidhet me impiantin e Sarandës, dhe pritet të sjellë përmirësim rrënjësor të sistemit të kanalizimeve në zonën turistike.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al