Ministri Vasili në përmbylljen e projektit për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve në Shqipëri

Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili, ishte i pranishëm sot në ceremoninë e përfundimit të projektit të binjakëzimit me Bashkimit Evropian, “Mbështetje për Zhvillimin e Zgjidhjeve Alternative të Mosmarrëveshjeve në Shqipëri”.

Duke e konsideruar moment të veçantë përfundimin e këtij projekti, Ministri i Drejtësisë e vlerësoi procesin e ndërmjetësimit, duke theksuar se është një mënyrë zgjidhje e cila natyrshëm shpejton kohën e zgjidhjes së konflikteve, si dhe ul ngarkesën fiktive të gjykatave tona, të cilat janë mjaft të mbingarkuara me çështje të shumta.

 “Kujtojmë që sistemi gjyqësor vuan nga një mbingarkesë e cila sjell natyrshëm edhe vonesa, të cilat mund të krijojnë dhe mërzi e zemërim, që është objektiv në njërën anë, sepse qytetarët kërkojnë të jenë sa më parë me drejtësi. Çdo lloj instrumenti legal, i shëndetshëm, i cili e çliron sistemin nga të tilla ngarkesa të panevojshme dhe fiktive, pra të zgjidhshme në rrugë të tjera, sigurisht është ngjarje pozitive edhe për sistemin gjyqësor në tërësi”, tha z. Vasili.

Vasili vlerësoi gjithashtu numrin e lartë të të trajnuarve gjatë këtij projekti, por edhe shtrirjen e tij, duke theksuar se edhe numri i të trajnuarve dhe kapilariteti që është synuar t’i jepet fenomenit, pra për ta shpërndarë në territor, krijojnë dhe vënë para nesh sfidën për t’a kapilarizuar gjithnjë e më shumë shërbimin, pra për ta shtrirë gjithnjë e më tej.

Gjatë zbatimit të projektit, ndër të tjera janë trajnuar në total rreth 167 gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe punonjës të shërbimit të provës dhe grupe të tjera interesi, mbi ndërmjetësimin.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al