Ministri Vasili: “Përmirësimi i kulturës së komunikimit politik, do të kishte impakt pozitiv në ecurinë e reformës”

Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili ka pritur sot në një takim Ministrin e Shtetit për Drejtësinë të Landit të Bavarisë, Prof. Dr. Winfried Bausback, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

“Reforma në drejtësi mbetet një proces në vazhdimësi dhe padyshim që përmirësimi i kulturës së komunikimit politik do të kishte një impakt mjaft pozitiv në ecurinë e mëtejshme dhe të shpejtë të saj. Ministria e Drejtësisë do ta mbështesë procesin dhe është e gatshme të bëjë gjithçka që Kushtetuta ia lejon”, u shpreh ndër të tjera Ministri Vasili lidhur me stadin aktual të reformës në drejtësi
Ndërkohë, z. Bausback shprehu vullnetin pozitiv që vendi ynë të mund ta konkretizojë me sukses këtë sfidë madhore.

“Uroj që Shqipëria të zhvillohet me ritme të shpejta dhe një parakusht për këtë qëllim është edhe ndërtimi i një sistemi drejtësie të konsoliduar”, u shpreh Ministri Bausback

Në vijim të takimit është diskutuar mbi disa nisma konkrete që pritet të finalizohen falë mbështetjes dhe ofrimit të ekspertizës bavareze në disa sektorë të drejtësisë, sikurse sistemi peniteciar, etj.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al