Ministria Bujqësisë: Toka me qira, vetëm për veprimtari bujqësore

Ministria e Bujqësisë ka rinisur praktikat për dhënien më qira të tokave bujqësore. Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit një Udhëzim, me anë të të cilit shqufizon një akt të mëparshëm të tij, duke risjellë në fuqi proçedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara, miratuar në korrik të vitit 2012. Toka bujqësore mund të jepet me qira vetëm në rastet e shfrytëzimit të saj për veprimtari bujqësore.

Min Bujqesis

Sipas relacionit të publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave, objekt i qiradhënies sipas këtij Udhëzimi janë tokat bujqësore, të cilat në datën 1.8.1991 janë regjistruar si të tilla në regjistrat kadastralë, si dhe kanë qenë në përbërje të ish-kooperativave bujqësore dhe kanë mbetur pa u ndarë për shkak të refuzimit të marrjes së tyre në pronësi nga familjet bujqësore dhe sipërfaqet e tokave të dhëna në pronësi të komunave ose bashkive.

Procedurat

Kërkesa për marrjen me qira të tokës bujqësore, mund të bëhet nga çdo person, fizik dhe juridik, vendas ose i huaj. Çdo subjekt që kërkon të marrë me qira një tokë bujqësore të pandarë, duhet te paraqise pranë bashkisë, e cila ka në përdorim token bujqësore, të dhënat mbi sipërfaqen dhe vendndodhjen e tokes, afatin e qerasë; veprimtarise bujqësore që do të zhvilloje investimin dhe teknologjinë që do të aplikohet në kultivimin e bimëve, si dhe përpunimin e produkteve etj.

Me marrjen e kërkesës së parë për qiramarrje të tokës bujqësore, kryetari i bashkisë fton me shpallje publike të interesuarit të depozitojnë kërkesat e tyre për marrjen me qira të së njëjtës tokë bujqësore, brenda një afati prej 10 ditësh, për një garë, e cila duhet të kryhet brenda 30 ditëve nga data e përfundimit të afatit 10-ditor për paraqitjen e kërkesave. Çmimi dysheme i dhënies së tokës bujqësore me qira, si në rastin e paraqitjes së një kërkese, ashtu dhe në rastin e paraqitjes së dy ose më shumë kërkesave për të njëjtën sipërfaqe, nuk mund të jetë më i ulët se 6.000 lekë/ha në një vit kalendarik.

Afatet

Tokat bujqësore të pandara jepen me qira për afate kohore, si më poshtë vijon: deri në 10 vjet, kur destinohen për kultivim të bimëve të arave, eterovajore dhe bimëve dekorative; deri në 35 vjet, kur destinohen për krijimin dhe kultivimin e vreshtave, për krijim pemëtoresh me specie dru frutorë, mosha biologjike e të cilëve përkon me këtë kohëzgjatje kultivimi dhe me rentabilitet ekonomik, për ndërtim serrash e kultivim të bimëve në to, për fidanishte.

Në këtë rast, madhësia e sipërfaqes që jepet me qira, nuk mund të jetë më e vogël se 0.5 ha. Ose deri në 99 vjet, kur destinohen për krijim ullishteje, për krijim pemëtoreje me dru frutorë, si kulturat arrore dhe specie të tjera, mosha biologjike e të cilave përkon me këtë kohëzgjatje. Në këtë rast, madhësia e sipërfaqes që jepet me qira, nuk mund të jetë më e vogël se 1 ha.

Burimi:(ATSH/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al