Ministria e Bujqësisë bllokon importin e mishit të gjedhit, apel fermerëve

01d7c836552e1c25919cba1a3ae9fade_XLMinistria e Bujqësisë bëri të ditur sot se ka bllokuar importin e mishit të gjedhit nga vendet Turqi, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Greqi, të cilat janë prekur nga sëmundja Dermatoza Nodulare e gjedhit.Ministria bën të ditur se sëmundja nuk paraqet rrezik për njerëzit por, i bën apel fermerëve në të gjithë vendin që të bëjnë kujdes nga përhapja e saj edhe në gjedhët e vendit tonë.

Drejtoria e Shërbimi Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë njofton fermerët që në këto kushte të kontrollojnë më shpesh kafshët e tyre për shenja të sëmundjes, sidomos lezionet në lëkurë. Të minimizojnë ekspozimin e kafshëve ndaj insekteve mushkonjave dhe mizave thumbuese. Dhe nëse dyshojnë që sëmundja është e pranishme në tufën duhet të informojnë menjëherë shërbimin veterinar, për të konfirmuar praninë ose jo të sëmundjes. Shërbimi veterinar po përgatitet për të përballuar sëmundjen në rast shpërthimi, citon njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë.
1. Çfarë është sëmundja e Dermatozës Nodulare?
· Kjo është një sëmundje virale e Gjedhit dhe karakterizohet në mënyrë tipike nga nyje në lëkurë duke përfshirë gjithë sipërfaqen e trupit: kokën gjymtyrët, hundën, bishtin, mukozën e gojës. Nyjet zhvillohen edhe në traktin gastrointestinal dhe aparatin e frymëmarjes..
· Kjo sëmundje ndodh gjatë verës dhe vjeshtës në muajt, kur insektet janë me shumicë.
· Sëmundja prek gjedhin e të gjitha moshave por më rëndë moshat e reja.
· Sëmundja shkakton dobësim, humbje të përkohshme apo të përhershme të prodhimit të qumështit, dështime, dëmtim të lëkurës, inflamacioni i gjirit, pneumoni, çalim, sterilitet tek demat, lopët dhe ngordhje të kafshëve.

2. Si mund të infektohen kafshët?
· Rruga kryesore e transmetimit është mekanike, nga mushkonjat dhe mizat e ndryshme.
· Nga kontakti me kafshët e sëmura.
· Nëpërmjet marrjes së ushqimit të kontaminuar..
· Viçat infektohen nga qumështi i lopës të sëmurë.

(integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al