Ministria e Bujqësisë, projektligj për prodhimin BIO, sektorit i lejohen përdorimi i preparateve biodinamike

bioMinistria e Bujqësisë ka pergatitur nje draft te ri ligjor për prodhimet bujqesore biologjike, ose BIO. Projketligji përcakton të gjithë skemën për prodhimet Bio, nga kultivimi deri tek certifikimi dhe etiketimi.  

Burime nga ministria e Bujqesise bejne te ditur se, drafti përcakton kushtet dhe kriteret qe duhet te adesohen per prodhimin e ketyre produkteve Bio, mbi bazen e epraktikave me te mira te kultivimit të cilat ruajnë ose rrisin përmbajtjen e lëndës organike në tokë, qëndrueshmërinë dhe larminë biologjike të tokës dhe parandalojnë ngjeshjen dhe erozionin e saj.

Sipas relacionit qe shoqeron kete draft, fermereve te ketij sektori i lejohet përdorimi i preparateve biodinamike.

Po ashtu, plehrat dhe përmirësuesit e tokës përdoren vetëm nëse  janë të autorizuara të përdoren  në prodhimin biologjik. Ndersa nuk lejohet përdorimi i plehrave minerale dhe azotike.

Për prodhimin e produkteve të ndryshme nga farat dhe materiali mbjellës dhe shumëzues bimor, përdoret vetëm farë dhe material mbjellës dhe shumëzues bimor i prodhuar  në mënyrë biologjike.

Mbledhja e bimëve të egra dhe pjesëve të tyre, që rriten në mënyrë natyrore  në  pyje dhe zonat bujqësore, konsiderohet metodë e prodhimit biologjik me kusht që këto zona, të mos jenë trajtuar me produkte të tjera përveç atyre të autorizuara për përdorim në prodhimin biologjik, citon relalcioni i cili percakton se, mbledhja të mos ndikojë në ekuilibrin habitatit natyror apo ruajtjen e specieve në zonën e mbledhjes.

Burimi:(integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al