Ministria e Bujqësisë, rikthen prodhimin e duhanit në Cërrik

DuhanNjë projekt i mbështetur nga ministria e Bujqësisë synon të rikthejë shkëlqimin e dikurshëm në prodhimin dhe eksportin e duhanit në Cerrik të Elbasanit.

Mbi bazën e një studimi të ndërmarrë nga dikasteri Bujqësisë, për nevojën që kanë tregjet ndërkombëtare dhe llojin specifik të duhanit që kërkojnë, u kanë propozuar fermerëve të kësaj zone që të kultivojnë duhanin Virgin Gjerman.

Marka e “Duhanit Virgin” konsiderohet si një zgjidhje ideale për fermeret e Cërrikut, të cilët merren me bujqësi, dhe kanë tradita të hershme në kultivimin e duhanit.

Burime nga ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se, aktualisht përmes një projekti të Qeverisë Italiane, është mbjellë një parcelë 10 hektarë toke me këtë varietet, prodhim i cili, e ka të garantuar tregun dhe kërkesën e shitjes, duke u siguruar fermerëve të ardhura ekonomike dhe punësim në tokat e tyre.

Sipas ekspertëve, ky është shembulli më i mirë i investimit në kulturat konkurruese, si modeli që nxit zhvillimin, prodhimin dhe eksportet bujqësore

Në këtë zonë janë 1500 fermerë që merren dhe sigurojnë të ardhura nga kultivimi i kësaj bime.

Burimi:(ATSH/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al