Ministria e Bujqësisë, sqarim në lidhje me avionët e vegjël që fluturojnë sot mbi Fier: “Hedhin vaksina nga ajri kundër tërbimit të dhelprave”

Nisur nga disa lajme që qarkullojnë sot në rrjetet sociale, si dhe në disa agjenci lajmesh, të cilat hedhin dyshime për avionë droge që kanë fluturuar sot në mengjes mbi qytetin e Fierit, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave sqaron se, avioni i fotografuar në Fier është, pjesë e flotës së Projektit 6-vjeçar të Ministrisë së Bujqësisë, i cili zbatohet nga projekti PAZA II, për vaksinimin e dhelprave kundër tërbimit.

Ministria e Bujqësisë njofton se, avioni i fotografuar është njëri nga dy avionët e nisur sot, në orën 07:01, nga aerodromi i Kuçovës dhe sipas planit të punës, ata janë duke hedhur nga ajri vaksina karrem kundër tërbimit të dhelprave në rrethinat dhe pyjet e Fierit.

Fushata kundër vaksinimit të dhelprave ka nisur më 23 shtator dhe flota e avionëve është e dislokuar në Kuçovë dhe MBZHRAU e PAZA janë të gatshëm të vënë në dispozicion të gjithësecilit grafikun e fluturimeve të 4 avionëve të flotës në fjalë, itinerarët, hartat dhe oraret.


Ashtu si dhe në fushatat e shkuara, Projekti PAZA i mbështetur nga Bashkimi Evropian do të zbatojë një procedurë moderne që garanton vaksinimin e sigurtë dhe në një normë të lartë te dhelprat e kuqe, që janë dhe burimi kryesor i shpërndarjes së tërbimit. Mënyra e vaksinimit është e njejtë me atë që është përdorur që prej pranverës së 2014, ku jenë 4 avionë të vegjël, të specializuar dhe pajisur me teknologji moderne për të shpërndarë vaksinat e prodhuara posaçërisht për dhelprën e kuqe.

Shpërndarja e vaksinës po kryhet nga ajri, ku avionët e vegjël po hedhin në mënyrë të kontrolluar një lloj vaksine që është e futur në ushqim të posaçëm për dhelprat. Vaksinat karrem po shpërndahen përgjatë një periudhë 2 javore në të gjithë territorin e vendit, përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al