Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me projektin e Bashkimit Europian IBECA, zhvilluan një orë të hapur mjedisore në Shkollën e Kuqe, në Tiranë

Në vijim të aktiviteteve për Javën Europiane të Lëvizshmërisë, në datë 22 shtator, Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me projektin e Bashkimit Europian IBECA, zhvilluan një orë të hapur mjedisore në Shkollën e Kuqe, në Tiranë.
Nxënësit e kësaj shkolle nëntëvjeçare treguan interes në lidhje me problematikën që sjell transporti pa kriter në qytetet e mëdha siç është dhe qyteti i Tiranësi.
Gjatë kësaj ore mjedisore fëmijët ndanë mendimet e tyre për mjedisin ndërsa mësuan që përdorimi i mjeteve miqësore me mjedisin si ecja, biçikleta apo transporti publik janë të dobishme jo vetëm për mjedisin, por edhe për shëndetin dhe ekonominë familjare.
Nga përfaqësuesit e projektit të Bashkimit Europian u shpërndanë për fëmijët një set mjetesh për të pikturuar, pasi një pjesë e këtyre nxënësve ishin pjesëmarrës në ekspozitat që organizohen për çështjet e mjedisit.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al