Ministrja Gjosha në Sllovaki, takim me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn

klajda gjosaGjatë vizitës në Sllovaki Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerimin,Johannes Hahn.

Ministrja e falenderoi Komisionerin Hahn për kontributin e tij personal në arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi. Ministrja Gjosha e cilësoi reformën në drejtësi si një reformë historike dhe shumë të rëndësishme për vendin.

Komisioneri vlerësoi votimin në unanimitet të plotë të reformës në Kuvendin e Shqipërisë duke e cilësuar si një hap shumë të mirë në funksion të procesit të integrimit.

Ministrja Gjosha theksoi se qytetarët shqiptarë e meritojnë të ecin përpara në procesin e integrimit dhe shprehu angazhimin e plotë dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të avancuar në  projektin Europian.

Komisioneri Hahn u shpreh gjithashtu se qytetarët duhet të ndjejnë ndryshim ekonomik dhe  social në rajon, prandaj procesi i  Berlinit duhet konkretizuar në mënyrë që të gjithë qytetarët të prekin ndryshimin.

Burimi:(ATSH/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al