Ministrja Gjosha: Shpresojmë në një raport të ndërmjetëm që do të mundësonte çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

GjoshaMinistrja e Integrimit Europian znj. Klajda Gjosha mori pjesë në takimin e Ministrave dhe Sekretareve te Shteteve për Çështjet Europiane. Ky takim u zhvillua në Maltë me rastin e marrjes së Presidencës së Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Takimi u mirëprit nga z. Louis Grech, Zv. Kryeministër dhe Ministër për Çështjet Europiane.

Në këtë takim u diskutuan prioritetet e presidencës së Maltës dhe sfidat me të cilat përballet sot Europa. Flukset e emigranteve nga lindja e mesme, çështjet e sigurisë së Europës, forcimi i tregut të përbashkët dhe përfshirja sociale janë disa prej prioriteteve me kryesore të Presidencës Malteze.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE dhe ato aspirante diskutuan gjithashtu për gjetjen e zgjidhjeve dhe mekanizmave për të ardhmen e Europës në mënyrë që projekti europian si një projekt i ngritur mbi bazën e vlerave të përbashkëta të vijojë të jetë i besueshëm.

Politika e zgjerimit të BE-së është një prioritet tjetër i rëndësishëm i presidencës Malteze që lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë dhe vendet e tjera aspirante për të qenë pjesë e BE-së.

“Mbështetja e Politikës së Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor i shërben stabilitetit të rajonit tonë, por edhe sigurisë së vetë Europës”, tha Ministrja Gjosha gjatë këtij takimi.

Në këtë kontekst, Ministrja Gjosha theksoi se Shqipërisë duhet ti jepet mundësia të dialogojë dhe të negociojë me Bashkimin Europian, duke hedhur kështu një hap përpara me procesin.

“Unë shpresoj gjithashtu që këtë vit ju të vlerësoni mundësinë e një raporti të ndërmjetëm për Shqipërinë, i cili do të mundësonte çeljen e negociatave të Bashkimit Europian me vendin tonë”, u shpreh Gjosha.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al