Ministrja Gjosha: Zbatimi sa më i shpejtë i ligjit të Vettingut mbetet kushti për çeljen e negociatave

konferenca-29-nentor-nr-1Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, mbajti sot një konferencë për shtyp, një ditë pas vizitës në Gjermani. Ministrja Gjosha ishte pjesë e delegacionit të kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili u prit nga Kancelarja e Gjermanisë znj. Angela Merkel.

Ministrja Gjosha, u shpreh se gjatë takimit me Kancelaren Merkel,  u konstatua  edhe njëherë mbështetja e qartë e Kancelares, për procesin e integrimit të Shqipërisë.

“Gjithçka tanimë,  varet nga ecuria e ligjit të Vettingut. Sa më shpejt të zhbllokohet ky ligj dhe të nisë zbatimi i tij, aq më parë Shqipëria mund të çelë zyrtarisht negociatat për anëtarësim”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja Gjosha, u shpreh optimiste se në dhjetor zhvillimet do të jenë pozitive.

“Dje kemi bërë një hap, ndoshta më të rëndësishëm drejt vendimit të mesit të dhjetorit, ku do të njihemi me qëndrimin final  të vendeve anëtare, lidhur me  rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e negociatave”,tha Ministrja Gjosha.

Deklarata e plotë e Ministres Gjosha:

Së pari, do të doja t’ju uroja gjithë shqiptarëve  gëzuar festat  e pavarësisë dhe të çlirimit.

E thirrëm sot këtë konferencë për shtyp, pas një vizite tejet pozitive që u zhvillua dje në Gjermani, ku fokusi kryesor ishte ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nuk mundem natyrisht,  të jap detaje nga bashkëbisedimi prej afro një ore pas konferencës së  së shtypit, mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel, ku kam qenë e pranishme së bashku me kolegun Bushati.

Por, mund t’ju siguroj, se kemi mundur të konstatojmë edhe njëherë mbështetjen e qartë të Kancelares, në këtë proces sa historik aq edhe delikat për shqiptarët.

Vlerësimi që  zonja Merkel i bëri reformave të ndërmarra nga qeveria si dhe rezultateve të publikuara nga Komisioni  Europian, ishte vërtet pozitiv.

Po kështu, pozitiv ishte fakti i të qenurit   në një mendje,  për të pasur një proces të qëndrueshëm të parashikueshëm, pra pa surpriza, duke u fokusuar tek fillimi i zbatimit të ligjit të  Vettingut dhe 5 prioritetet, për t’i mundësuar kështu  Komisionit një raport të ndërmjetëm në funksion të vendimit nga vendet anëtare,  për datën e hapjes së negociatave.

Kjo do të thotë që gjithçka tanimë,  varet nga ecuria e ligjit të Vettingut. Sa më shpejt të zhbllokohet ky ligj dhe të nisë zbatimi i tij, aq më parë Shqipëria mund të çelë zyrtarisht negociatat për anëtarësim.

Natyrisht, ky është një proces i brishtë, për vetë faktin se gjykimi i çdo vendi anëtar varet  edhe nga konjuktura e politikës së brendshme në secilin prej vendeve , por nga ana tjetër pesha e Gjermanisë në këtë proces, dihet që nuk është e vogël.

Ndaj ne kemi një optimizëm të arsyeshëm që gjërat do të zhvillohen pozitivisht.

Si Ministre e Integrimit, do doja edhe njëherë të sjell në vëmendjen e opinionit publik, se procesi i integrimit i përket të gjithë shqiptarëve.

Do doja gjithashtu t’i bëja thirrje klasës politike dhe gjithë institucioneve, të tregojnë maturinë,  gatishmërinë maksimale dhe angazhimin më të devotshëm për të bërë çfarë është e mundur që të përshpejtohet ky proces.

Integrimi i Shqipërisë është një rrugë pa kthim pas, qëndron  mbi axhendat partiake, ndaj duhet të jemi të gjithë bashkë për t’i pasur sa  më të lehta sfidat që na presin.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al