Miratimi i reformës në drejtësi, Fleckenstein: Një ditë e mirë për Shqipërinë!

flekecheneRaportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europiahn, Knut Fleckenstein, përshëndeti miratimin unanim të draftit të reformës në drejtësi .

“Një ditë e mirë për Shqipërinë! Reforma në drejtësi është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Faleminderit të gjithë atyre që punuan për ligjet dhe ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për një reformë të mirë. Faleminderit kryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe liderit të opozitës. Faleminderit ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së dhe ekspertëve të tyre. Faleminderit kryetarit të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian. Dhe faleminderit kolegut tim Eduard Kukan, me të cilin kam marrë pjesë në këtë proces”, shkruan në rrjetin social Fleckenstein.

Ne të gjithë e dimë, vijon Fleckenstein, që puna nuk ka mbaruar ende, madje tani ka filluar. Zbatimi nuk do të jetë ï lehtë por me mbështetjen ndërkombëtare dhe me nje shoqëri civile vigjilente në Shqipëri ndryshimi është i mundur.
Tani kolegëve të mi në Parlamentin Evropian dhe Këshillit europian do t’u kërkoj të vendosin të hapin negociatat e anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur. Një hap i mëtejshëm i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Ai shprehet se nuk shikonte humbës apo fitues nga kjo reformë. “Jam i sigurtë se në qoftë se ne të gjithë punojmë shumë, në qoftë se ne të gjithë I kushtojme vemendje, tregohemi të duruar por të sinqerte , atëherë dy miqtë e rinj q bëra gjatë një prej udhëtimeve të mia të fundit në Shqipëri dhe brezi I tyre do të jenë fituesit.

Burimi:(ATSH/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al