Shkencëtarët janë ende dukë mësuar rreth shpërthimit epidemik të koronavirusit që ka marrë më shumë se 500 jetë njerëzish.

Një prej mistereve të mëdha të 2019-nCoV është se shumë pak fëmijë janë sëmurur prej tij. Me përjashtimin e foshnjës që u infektua nga e ëma, që nga 12 janari, thotë Sciencealert, edhe bilanci i vdekjeve dhe infektimeve ka pësuar rritje galopante, janë regjistruar vetëm dy të prekur prej tij nën moshën 15 vjeçe, një vajzë 9 muajshe në Pekin dhe një fëmijë në Shenzhen.

Një studim i ri nga New England Journal od Medicine, tregonte se “fëmijët kanë gjasa më të pakta për tu prekur nga ky virus, dhe nëse infektohen, simpatomat i kanë më të lehta se të rriturit”. Richard Martinello, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Yale, tha për Business Insider se nga “ ajo që kemi parë dhe për arsye që ende nuk arrijmë t`i shpjegojmë, duket se virusi i ri, më së shumti godet të rriturit”.

Një situatë e ngjashme ishte vënë re dhe me SARS-in. Ndërkohë, site-i më i madh i lajmeve online në vend, Tencent, dha disa shifra krejt të tjera mbi epideminë dhe pasojat e saj. Sipas tij, numri real i të vdekurve është gati 24,600, ndërsa ai i të infektuarve, mbi 154,000. Shkrimi i tij tërhoqi menjëherë vëmendje. Por pak pas publikimit të shifrave tronditëse, website-i iu kthye të dhënave zyrtare, 14,446 të infektuar e 304 të vdekur. Shifrat e mëhershme të tij I dhanë udhë menjëherë teorive të konspiracionit; disa thonë se ai bilanc ishte publikuar nga gazetarë që kanë një ndërgjegje, e që zgjodhën të sfidonin përmes këtij veprimi urdhrat e Pekinit. Të tjerë pretendojnë se shifrat në ekran mund të jenë ndryshuar në mënyrë digjitale.