Mbetet mister fati i kapitetin të anijes që u gjend i braktisur në Shëngjin disa ditë më parë.

Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur disa ditë më parë në ujërat ndërkombëtar në Detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.

Për mediet turke gruaja e shqetësuar e kapitenit Sevgin Yavuz, Vesile Yavuz ka thënë se kërkon ndihmën e shtetit për gjetjen e burrit të saj.

“Unë dua ndihmë nga shteti. Unë dua që burri im të kthehet. Vajza ime po pyet për babanë e saj dhe unë nuk mund t’i them asgjë.”

Ajo rrëfeu se më 4 shtator ai i kishte telefonuar për t’i treguar se do të kthehej në Turqi dhe se mund t’i telefononte sërish pas dy ditësh.

“Para dy muajsh ka ikur jashtë shtetit. Në 4 shtator me telefonoi për herë të fundit, më tha që do shkonte në Korfuz. Kemi folur në mëngjes. Do të telefonoj pas dy ditësh më tha sepse ne flisnim me internet. Pas tre ditësh erdhi lajmi që u gjet jahti dhe burri im nuk gjendej. Më njoftuan pronarët e anijes që burri ka humbur sepse nuk arrinin të kontaktonin me të. Mjeti është gjetur në gjendje aktive por bashkëshorti im nuk ka qenë brenda. Ende nuk është gjetur. Kërkoj ndihmë nga zyrtarët tanë të lartë të shtetit. Dua që bashkëshorti im të kthehet. Bija ime pyet për babain e saj dhe unë nuk mund t’i them asgjë”, tha gruaja e kapitenit turk.