Teksa e gjithë Shqipëria është në izoluar si pasojë e masave kufizuese të marra nga autoritetet për menaxhiminin e situatës nga koronavirusi, një mjek shqiptar në Gjermani, ka dhënë një lajm të mirë.

Fahri Beqa me origjinë nga Kosova, i cili punon si mjek internist dhe kardiolog prej 12 vitesh në Berlin ka treguar se 90% e pacientëve të infektuar me Covid-19 në Gjermani e kanë kaluar virusin pa marrë asnjë ndihmë mjekësore.

Këtë lajm ai e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shprehet se shumica e pacientëve s’kanë pasur nevojë për mjekim, pasi e kanë kaluar pa pasoja koronavirusin.

Ai ka dhënë edhe disa këshilla për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ku thekson se duhet duhet të shmanget me patjetër përdorimi i Ibuprufenit.

Më tej, Beqa thotë se ata persona që kanë një familjar të sëmurë kronik, duhet të krijojnë distancën e nevojshme prej tyre, në mënyrë që ata të jenë të mbrojtur.

Ai ka dhënë edhe lajmin e mirë se pak orë më parë shkencëtarët kanë arritur të zbërthejnë koronavirusin, dhe ka nisur fillimi i suksesshëm i fazës së parë të testimit të vaksinës në laborator. Në fazat e tjera do të fillojë testimi edhe te njerëzit, për të përcaktuar efektivitetin e saj.

Postimi i plotë

Coronavirus – UPDATE!! Rasti i parë në Gjermani është vërtetuar më 29.01.20. Që nga atëherë deri sot në ora 16.40 janë regjistruar rreth 4150 raste zyrtarisht. Nga këta të infektuar, gjithsej 8 persona, të gjithë të moshuar dhe multimorbid (të sëmurë kronik të diagnostifikuar me shumë sëmundje), kanë vdekur. Domethënë shkalla e vdekshmërisë në Gjermani është 0,2%. Lajm i mirë është që 46 të sëmurë të tjerë që janë mjekuar nëpër spitale janë shëruar plotësisht dhe janë lëshuar në shtëpi (dmth testi pas mjekimit ka qenë negativ). Rreth 90% e të prekurve nuk kanë pasur nevojë fare të marrin mjekim spitalor, sepse simptomat dhe zhvillimi i semundjes ka qenë i lehtë. Tashmë parashikohet që 60-70% e popullsisë së Gjermanisë do të preken nga ky virus (sipas ekspertëve të Virologjisë). Çështja është që përhapja e infeksionit të jetë sa më e ngadalshme dhe e kontrolluar (Grafikoni ne foton 2) në mënyrë që të përballohet nga sistemi shëndetësor. Prandaj edhe janë marrë masat që të parandalohet përhapja e shpejtë (kryesisht shmangie nga tubimet mbi 50 persona, mbyllje e shkollave dhe institucioneve tjera si dhe kufizim nacional dhe internacional i lëvizjes së njerëzve). Një përhapje e shpejtë dhe e pakontrolluar e Coronavirusit nuk do të mund të përballohej edhe nga sistemet më të sofistikuara shëndetësore (siç shihet edhe nga rasti i Italisë – shkalla e vdekshmërisë mbi 6%). Një lajm tepër i rëndësishëm sot i konfirmuar edhe nga Ministri i Shëndetësisë së Francës është që të shmanget përdorimi i Ibuprofenit dhe barnave të grupit të njejtë për zbritje të temperaturës – sepse është vërtetuar që e favorizon zhvillimin e shpejtë të sëmundjes duke përshpejtuar replikimin e virusit Corona (kjo mund edhe të jetë diskutabile mirëpo derisa të dëshmohet e kundërta duhet të shmanget përdorimi i Ibuprofenit).Si medikament për zbritje të temperaturës preferohet Paracetamoli. Definitivisht nuk duhet të injorohen masat që duken shumë të thjeshta por që janë shumë të rëndësishme për përhapjen e kontrolluar të infeksionit (larja e shpeshtë e duarve, shmangia e kontakteve me njerëz në masë, mosshtërngimi i duarve, mosvizitimi i të sëmurëve nëpër spitale e të ngjajshme). Nëse keni të sëmurë kronik në shtëpi krijoni distancën e nevojshme nga ata në mënyrë që ata të jenë të mbrojtur. Nëse megjithatë jeni të infektuar dhe ju paraqiten simptomat (temperaturë, kollë e thatë etj.) Mos u nisni për në spital por telefononi dhe përcillni udhëzimet pastaj. Dhe pa panikë mbi 99% e te infektuarve megjithatë e mbijetojnë këtë sëmundje. Lajm i mirë sot ishte edhe dekodimi i virusit si dhe fillimi i suksesshëm i fazës së parë të testimit të vaksinës në laborator. Në fazat tjera pastaj fillon testimi në njerëz. Kujdes, shëndet dhe suksese!!!