Mohoi çështjen e refugjatëve, Vasili i kthehet Vlahutinit: Hesht, askush s’të beson ty

Deklaratat e sotme të ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin e cila përsëriti qëndrimin se në Shqipëri nuk do të ndërtohet asnjë kamp refugjatësh, dhe që sipas saj, kushti i vendosur nga BE për Shqipërinë janë reformat dhe jo refugjatët për të hapur negociatat, kanë nxitur reagimin e ashpër të kryetarit të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili përmes rrjeteve sociale i sugjeron diplomates evropiane që të heshtë sa i përket çështjes së refugjatëve, pasi siç thotë Vasili, nuk i beson askush Vlahutinit lidhur me ato çfarë flet.

Më poshtë statusi i plotë:

Po si mundet të besohet Vlahutin kur flet për refugjatët? Pse nuk hesht xhanëm.

Vlahutin foli nga Shkodra për refugjatët.
Gjithmonë ajo flet pasi flet Edi Rama dhe gjithmonë thotë të njëjtat gjëra si ai.
Kush e beson?Askush.
Gjermania thotë me gojën plot na i kërkuan vetë shqiptarët refugjatë. Vlahutin thotë jo.
Deklarimet për refugjatët vijnë nga të katër anët, nga Brukseli nga Franca etj etj, Vlahutin prapë thotë jo.
Kryeministri bullgar flet për ish-at e ISIS ndërsa Vlahutin thotë jo.
Pse nuk hesht xhanëm?
Sepse po kjo Vlahutin na tha me gojën plot që 99% e drogës ishte asgjësuar, se krimi i organizuar po luftohej me rezultate mbresëlënëse, se reforma ne drejtësi po fluturonte gjithashtu.
Ndërsa sot këto “suksese” të mëdha që lanë pa gojë Vlahutinin, janë kushtet kryesore, që pengojnë hapjen e negociatave.
Vlahutin nuk di të heshtë.
Por sot ajo flet me veten e saj, pasi askush nuk e dëgjon dhe aq më pak ta besojë.
Ka ardhur koha për të ikur, bile sa më parë dhe në heshtje bile, sepse çdo fjalë më tej është thjesht zhurmë, murmurime faji dhe asgjë më shumë.
Shqiptarët duhet t’i fshijnë nga memoria ata të cilët i kthyen vuajtjet e tyre në përfitime dhe perspektivën e integrimit në një rrugë të errët dhe në një ëndërr të ndaluar.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al