Një ngjarje horror është fiksuar nga kamerat e sigurisë në një parking në Saint Paul, të Minesotas, teksa një hajdut tenton t’i marrë çantën nga dora një gruaje, duke e marrë zvarrë këtë të fundit.

Pamjet tregojnë momentin e tmerrshëm, kur 52-vjeçarja tërhiqet dhunshëm me makinën.

Ajo u përpoq në çdo mënyrë që të mbronte çantën e saj, por hajduti e tërhoqi atë dhunshëm deri tek makina e tij.

Ai më pas u fut me shpejtësi brenda makinës, duke bërë të mundur në këtë mënyrë që gruaja të bllokohej, pasi rripi i çantës së saj kishte ngecur te dera e përparme e makinës.

Më pas, hajduti e tërhoqi zvarrë gruan në një distancë prej 70 metrash.

Nga ky incident 52 vjeçarja nuk u dëmtua rëndë. Në një komunikatë për mediat policia deklaroi se është vendosur në kërkim të autorëve, duke shtuar se këto fenomene të dhunshme janë të shumta në numër dhe agresorët tentojnë të rrëmbejnë sendet me vlerë të grave që kryesisht i kanë kaluar të 40-tat.