Prononcimi i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi pas mbledhjes me frontin e bashkuar opozitar

 

Jemi shumë të qartë në aksionin e vazhdueshëm opozitar dhe qartësojmë çdo ditë e më shumë axhendën e frontit opozitar. Tashmë axhenda jonë nuk është më një axhendë thjesht politike, por është një axhendë që ka të bëjë me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian,. Vendim më dëshpërues se ç’ka qenë javës së kaluar për hapjen e negociatave për shqiptarët për hir të së vërtetës por edhe për gjithë partnerët tanë strategjikë, duke filluar që nga SHBA, të cilët për hir të së vërtetës kanë qenë partnerët tanë strategjikë të cilët i kanë qëndruar gjithnjë në momentet më të vështira dhe më të dëshpëruara Shqipërisë pranë. Na motivon akoma më shumë si tryezë e frontit opozitar për të pasur një axhendë shumë të qartë ku 9 kushtet e Bundestagut gjerman janë axhenda më e qartë dhe më e kthjellët për klasën politike shqiptare.

Ajo që duhet të theksojmë dhe që është shumë e vërtetë është që shkaktari i gjithë kësaj situate të degraduar dhe që po largon çdo ditë e më shumë vendin nga BE është Kryeministri Rama, i cili është ai që duhet vendosur përballë gjithë përgjegjësisë. Kushtet e Bundestagut e kanë bërë shumë të qartë, Maqedonia ishte shteti i cili u ndëshkua për shkak të mos ecjes së reformave të qeverisë shqiptare, ku një nga pikat kryesore janë 9 kushtet e Bundestagut dhe pjesa tjetër është moslëvizja dhe mosreagimi i qeverisë shqiptare për kushtet e një viti të mëparshëm të vendosura përsëri nga BE-ja.

Ajo që dua t’ju them dhe që është shumë e rëndësishme është fakti se ne kemi bërë hapin e parë ku kemi propozimet tona për sa i përket reformës zgjedhore sepse pa reformë zgjedhore nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, gjë që e thotë sërish BE-ja. Pa zgjidhjen e krizës politike shqiptarët nuk mund të kenë asnjë mundësi për t’u integruar dhe jo vetëm për të krijuar sigurinë e jetës së tyre, por për klimën e biznesit, për krijimin e klimës së besueshmërisë për realizimin e të gjitha reformave.

Ne nuk duhet të bëjmë asnjë hap të gabuar, duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të ngjallur optimizmin tek qytetarët dhe për të kthyer hakun tek i zoti për të arritur të gjithë në një pikë që janë zgjedhjet e reja, të cilat do të sjellin rrënimin e këtyre mureve kaq të larta që Rama ka ngritur.

Ne si opozitë jemi shumë të qartë që e ardhmja e Shqipërisë është integrimi evropian dhe partnerët tanë strategjikë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 99 për qind e shqiptarëve duan të jenë anëtarë të Evropës, sepse  janë në Evropë. Edi Rama luajti me ëndrrat e tyre për shkak të karriges së tij dhe mendoj që ka ardhur koha që të jemi shumë racionalë për ta larguar këtë lloj situate që e ka futur Shqipërinë në një rrugë pa kthim. Por ka një dritë jeshile. Drita jeshile është shumë e qartë, ajo që BE-ja ka lënë kushtet e domosdoshme, 9 kushtet e Bundestagut, reformën zgjedhore dhe hartimin e zgjedhjeve të reja parlamentare të menjëhershme, zgjidhjen e krizës politike, ilegjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit, krijimin e të gjitha institucioneve të sistemit të drejtësisë, që për hir të së vërtetës janë penguar nga Rama dhe nga grupi i tij.

Unë mendoj dhe jam e bindur që gjërat do të ecin përpara, ajo çka është shumë e rëndësishme sot dhe që dua ta theksoj është që qëndrimi në unison i të gjithë frontit opozitar që po vjen duke u formatuar dhe duke u përgatitur në përgatitjen e planit të masave që janë të domosdoshme dhe ajo që mendojmë ne është zgjidhja e krizës politike që për hir të së vërtetës ka bllokuar çdo institucion.

Zonja Kryemadhi a do të nisë protestat opozita pas vendimit për mos hapjen e negociatave?

Ju të Top Channel keni vetëm hallin e protestave. Kjo është një pyetje që e bën Edi Rama. Unë mendoj që për herë të parë duhet të protestojnë gazetarët, për mos marrjen e direksionit të të gjithë editorialeve, mediave, me pronarët e tyre. Sepse është shumë më e rëndësishme që sot për të diskutuar dhe për të negociuar me qytetarët dhe me opinionin publik, është që të diskutohet se kush janë shkaktarët e mos hapjes së negociatave.

Protestat janë pjesë e axhendës së opozitës. Sot të gjithë mediat e dhatë protestën e fermerëve në Berat, Lushnje dhe Fier? Nuk është për ta dhënë as një minutë dhe as në fund të edicionit, por duhet ta japim përditë se si janë rrënuar, sepse gjysma e popullsisë shqiptare jeton me bujqësinë dhe jeton me blegtorinë. Në 2017 kur Lëvizja Socialiste për Integrim ka liruar Ministrinë e Bujqësisë, eksporti ishte mbi 50 milion euro nga bujqësia. Sot jemi me minus 17 milionë euro në importe. Pra ka dominuar prodhimi i huaj përballë prodhimit vendas. Dhe ajo që unë mendoj është që ne sot më shumë në çdo moment, protesta vjen te domatja e fermerit që hidhet në kanal dhe kalbet, te institucionet që ndërtohen me paratë e shqiptarëve për të larguar prodhimet vendase dhe për të shitur prodhimet e importit sepse u bëjmë aferë dhe fresk oligarkëve për të sjellë qepën edhe perimet e tjera nga jashtë dhe nuk shesim prodhimet vendase. Ajo që është akoma dhe më e rëndësishme është që ne duhet tu themi shqiptarëve të vërtetën. Ne jemi të bindur që mënyra për të paraqitur hapat e opozitës është shumë e qartë. Protestat janë një nga ato. Mos u çudisni, ka për të pasur protesta. Protestat nuk janë me axhendë. Protestat janë më organizim, ne kemi axhendë, integrimin e Shqipërisë në BE.

E dyta, rregullimi i xhepit të shqiptarëve, një familjeje sot që jeton me ndihmë ekonomike, i vjen fatura e ujit të pijshëm 50 mijë lekë, mendoj që është shumë e rëndësishme për shqiptarët për të sensibilizuar, për të pasur një faturë të vërtetë të ujit të pijshëm sesa për të pasur një protestë që i fusim një xhiro në bulevard dhe mbarojmë. Protesta ka për të pasur pafundësisht dhe do të ketë nga më të ndryshmet. Është protesta e përditshme e banorëve të Unazës së re të cilëve kërkojnë tu prishin shtëpinë dhe në territoret e tyre dhe oborret e tyre duan të ngrenë kullat deputetë, ish-ministra apo edhe njerëz të lidhur me botën e krimit. Po të njëjtën histori kemi me fermerët në Lushnje, Fier Berat. Po të njëjtën histori kemi me statusin e naftëtarëve, po e njëjta histori statusi i minatorëve. Mësuesit po ashtu,  vetëm merreni me mësuesit që janë pushuar nga puna me të ashtuquajturin portal të paligjshëm tani kanë nxjerrë, tani kanë nxjerrë një portal tjetër që e kanë importuar. Pra ka problematika pafund. Protesta do vijë derisa të kulmojë në pikën e fundit.

Ka një zgjidhje. Të largohet Edi Rama dhe ti krijohet shansi dhe mundësia shqiptarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme pa ndikimin e bandave kriminale. E megjithatë hapi ka qenë shumë po themi bujar nga opozita që i kemi propozuar dhe çuar një platformë që është  shumë e thjeshtë. Propozimet e OSBE-ODHIR-it, ndëshkueshmëria e atyre që kanë prekur zgjedhjet e 2017, dosjen 339 dhe 184 që e ka zënë pluhuri. Pastaj të vendosim, të shikojmë cili do të jetë reagimi nga mazhoranca dhe të vazhdojmë me hapat e tjerë. Por sot më e rëndësishme është që të gjithë ne duhet të mendojmë se çfarë do të fitojnë shqiptarët dhe jo ca do të fitojë klasa politike. Nuk ka më as protestë dhe as aksion politik për të larguar një palë dhe për të sjellë palën tjetër. Protesta dhe aksioni politik i opozitës është shumë i qartë. Integrimi  i Shqipërisë dhe garancia që duan shqiptarët për të qenë anëtarë të BE. Pse ? sepse kështu vijnë investitorët e huaj, kështu do të kesh një reformë në drejtësi të pahapur nga Edi Rama. Duke ardhur investitorët e huaj vijnë sepse besojnë në një sistem drejtësie. Kështu do të vijnë vendet e reja të punës. Kështu ne do të mundohemi mos të detyrojmë shqiptarët të largohen nga vendi emigrantë por të jetojnë e punojnë këtu me të njëjtat rroga që paguhen në azilet e BE.

Znj.Kryemadhi nëse nuk largohet Rama si do të reagojë opozita?

Z.Rama ka treguar që ka ndjenjat e skizofrenisë i cili ka frikë. Është si puna e një skizofreni që ka frikë vetëm nga bluza e bardhë. Nuk ka as ndjenjë as dashuri, as urrejtje, as dhimbje asgjë. Ka vetëm pas shpine, kështu që me një skizofrenë doktorët do dinë të sillen.