Monika Kryemadhi: 19 amendamentet e LSI-së për të pasur një legjislacion i cili ndalon çdo abuzim që mund të ndodh me segmentet e policisë.

Prononcimi për mediat i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi

Përshëndetje. Doja të bëja këtë komunikim sot me ju për të përshëndetur edhe njëherë ashtu siç ka ndodhur disa ditë më parë, Policinë shqiptare dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë për kapjen e një sasie rekord të kokainës në Shqipëri prej 631kg. Ky ishte një aksion që në fakt u realizua nëpërmjet partnerëve tanë ndërkombëtarë, por edhe Policisë shqiptare dhe prokurorisë shqiptare dhe përsëri përfitoj nga rasti për ti përshëndetur. Por nuk gjej shkakun e nxitimit të kryeministrit shqiptar për të vazhduar dhe për të bërtitur dhe uluritur që këtë aksion e kreu vetëm. Nuk e di nga I vjen kjo ndjenjë apo nga I vjen ky infortmacion. Dua të theksoj edhe njëherë që vetëm ndjenja e frikës mund ta detyrojë për të treguar padronëve të tij që kjo gjë nuk është pjesë e aksionit të gjithë parterëve ndërkombëtar përsa i përket qoftë armatës kolumbiane apo DEA-s Amerikane dhe gjithë shërbimeve të tjera. Por që ishte një aksion rastësi ku do tu japi sa më shpejt mesazhin partnerëve të ti që sasia e drogës do tu shkojë përsëri në destinacion. Prandaj i bëj  thirrje dhe njëherë, të distancohet të marri përsipër të gjithë përgjegjësitë e veta si kryeministër. Të largohet çdo ditë dhe më shumë dhe sa më shpejt nga krimi i organizuar. Unë po e riktheksoj dhe njëherë që ai nuk ka ngelur më gjë tjetër përveç se telekomandë në dorën e tyre por ajo çka dua të them është që kjo sasi kaq e madhe e kokainës, rekord. Tregon edhe njëherë fatkeqësinë dhe mjerimin në të cilën është zhytyr Shqipëria. E them këtë sepse krimi i organizuar që ka zaptuar çdo institucion dhe çdo qelizë të shtetit shqiptar, po vjen rëndom dhe po shkatërron dhe kalbëzon çdo qelizë të familjes shqiptare dhe të shtetit shqiptar.

Znj. Kryemadhi a i ka pranuar PS, amendamentet e LSI përsa i përket Vettingut në polici? 

Sot janë paraqitur 19 amendamente për të cilat është dakordësuar me to. Përfshirë në këto 19 amendamente janë dhe dy të tjera të propozuara nga ICITAP-i i Ambasadës Amerikane të cilat nuk ishin reflektuar në projektligj dhe janë vendosur si kusht nga LSI. Sigurisht që Vettingu në Polici është një instrument i jashtëzakonshëm që në situatën që ne gjendemi sot është i domosdoshëm dhe ky është një projektligj shumë i rëndësishëm për të pasur parasysh etapat e tjera që do të zhvillohet. Sepse situata në të cilën gjendet sot policia shqiptare është më të vërtet e mjerueshme për shkak të infiltrimit apo dhe implikimit të shumë segmenteve apo ish-drejtor të policisë të cilët sot janë në kërkim. Tregon që Vettingu në rradhët e policisë është i domosdoshëm. Dhe jo vetëm në rradhët e policisë por të shtrihet dhe më gjerë. Ajo që dua të theksoj është që ne jemi në pritje të aprovimit të 19 amendamenteve të paraqitura nga grupi i LSI. Gjë që janë të domosdoshme. Nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj kapriço politike por kanë të bëjnë me përgatitjen dhe afrimit të një legjislacioni jo vetëm Europian por dhe demokratik. Dhe mbi të gjitha për të pasur një legjislacion i cili ndalon dhe largon çdo abuzim që mund të ndodh me segmentet e policisë.

Si e ka pritur PD gjetjen e gjuhës së përbashkët mes jush dhe PS?

Unë nuk mendoj që ka ndonjë problem në këtë sepse edhe në  raste të tjera ka pasur gjithmonë. Ky është një nga qëndrimet që LSI ka pasur dhe LSI nuk kompleksohet por ka bërë të qartë qëndrimin e saj që përsa i përket bashkëpunimit për ligje që janë në shërbim të qytetarëve shqiptar, nuk kemi asnjë lloj qëndrimi tjetër përveç se angazhimit të grupit parlamentar të LSI për të prodhuar një politikë e cila është në funksion të qytetarëve dhe të shtetasve shqiptar.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

 

 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al