Monika Kryemadhi: 27 vjet më parë shqiptarët rrëzuan simbolet e diktaturës, duke treguar forcë dhe kurajo përballë një regjimi që në ditët e fundit tregoi anën më të egër të tij.

Kryetarja e LSI,Monika Kryemadhi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se 20 shkurti do të kujtohet gjithmonë si qëndresa dhe kulmi i revoltës të një populli, që për dekada u përball me padrejtësi dhe dhunë shtetërore.

Më poshtë statusi i plotë:

27 vjet më parë shqiptarët rrëzuan simbolet e diktaturës, duke treguar forcë dhe kurajo përballë një regjimi që në ditët e fundit tregoi anën më të egër të tij.

20 shkurti do të kujtohet gjithmonë si qëndresa dhe kulmi i revoltës të një populli, që për dekada u përball me padrejtësi dhe dhunë shtetërore.

Sot, 27 vjet më pas, shpresat e mijëra shqiptarëve që dolën në shesh për rrëzimin e bustit të diktatorit jane ende të paplotësuara, sepse diktatorët e “vegjël” që na qeverisin kanë ende model atë që shkatërroi Shqipërinë për 50 vjet me radhë.

Janë këta diktatorë që sot po mbajnë ende peng Shqipërinë me papërgjegjshmërinë me të cilën qeverisin.

Ndaj sot më shumë se kurrë kujtesa për atë ditë të shënuar dhe qeverisja banditeske janë shtysa më e madhe për të gjithë ne që të rrëzojmë diktatorët e vegjël, që çdo ditë e më shumë po na imponohen me modelet e tyre të shëmtuara.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al