Monika Kryemadhi: Angazhimi i të rinjve dhe grave emancipon politikën dhe zhvillon shoqërinë

LSI shpërndan 300 karta të reja anëtarësimi në Vorë.
Në kuadër të zgjedhjeve për Kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim që do të mbahen në 6 nëntor, deputetja Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në Bashkinë e Vorës. Gjatë këtij takimi u shpërndanë edhe 200 karta të reja anëtarësie. Në fjalën e saj, znj. Monika Kryemadhi i vlerësoi zgjedhjet e 6 nëntorit si tepër të rëndësishme për organizimin dhe ristrukturimin e LSI.

“Në 6 nëntor ne kemi zgjedhjet për kryetar të partisë dhe delegatët që do të na duhen për të zgjedhur në Konventën kombëtare, që do të mbahet në dhjetor 2016. Është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e të gjithë të rinjve dhe e të gjithë anëtarëve të partisë në këtë datë në procesin e votimit. Nuk ka rëndësi se për çfarë votojmë, por ajo që është më e rëndësishme është pjesëmarrja e anëtarëve. Çdo anëtar i LSI-së ka një mision në procesin e datës 6 nëntor. Vota e çdo anëtari të LSI do të tregojë përkrahjen që do të ketë LSI në zgjedhjet e 2017-s. Të marrësh kartën e anëtarësisë nuk do të thotë thjesht të marrësh një kartë në portofol apo ta tregosh që unë jam anëtar i LSI. Të marrësh kartën e anëtarësisë do të thotë të jesh anëtar aktiv i saj, do të thotë që lufton për LSI-së, punon për LSI-në”, – tha znj. Kryemadhi.

Deputetja Kryemadhi u shpreh se Bashkia e Vorës është tepër e rëndësishme dhe theksoi se në këtë bashki janë të gjitha mundësitë për të arritur rezultate më të larta. “Ne jemi në kuadër të organizimit dhe të ristrukturimit të strukturave tona. Tashmë Bashkia e Vorës nuk është më thjesht një organizatë e vogël në letrat e LSI, ku ka qenë shumë e vështirë për të pasur dhe për të gjetur anëtarë të LSI. Zgjedhjet e kaluara të 2015-s tregoi që LSI në Vorë po punon dhe i ka njerëzit që e përkrahin me djem dhe me vajza. Zgjedhjet e 2015-s ishin një mësim i mirë për ne për të treguar që njerëzit dhe mbështetësit e përkrahësit e LSI janë kudo në çdo cep të Shqipërisë. Në Vorë ata ishin jashtëzakonisht prezent. Uroj që ky rezultat jo vetëm të mbahet në zgjedhjet e 2-017, por të rritet edhe më tutje sepse e them këtë pasi shikojmë mundësitë e mëdha që ka kjo Bashki”, tha znj. Kryemadhi.

Gjatë bashkëbisedimit, znj. Kryemadhi theksoi se vëmendja e LSI ndaj Bashkisë së Vorës do të jetë më e madhe, jo thjesht në aspektin e punësimit të njerëzve, por se sa është zgjidhja e problemeve dhe ofrimi i mundësive për të rinjtë dhe të rejat për punësim. “Jo vetëm për Bashkinë e vogël të Vorës, por edhe për komunat e saj rreth e qark, për mundësinë e investimit në bujqësi që njerëzit ta shikojnë mundësinë e tyre në zhvillimin e bujqësisë, ta shikojnë mundësinë e tyre në zhvillimin e të gjithë infrastrukturës, jo vetëm në bujqësi, por edhe në edukim, edhe në arsim, edhe në infrastrukturë, edhe në industri”, tha deputetja e LSI, e cila vlerësoi dhe angazhimin e grave dhe të vajzave në politikë.

“Do të dëshiroja shumë që të gjitha këto takime t’i bënim në të gjitha komunat dhe fshatrat që e përbëjnë Bashkinë e Vorës, sepse dua të them se edhe pjesëmarrja e gjithë këtyre grave dhe e vajzave është një obligim edhe më i madh, sepse për një grua dhe një vajzë që të merret në zonat jashtë Tiranës, të merret me politikë, është shumë më e vështirë, për të vetmen arsye jo vetëm të mentalitetit, por edhe të infrastrukturës dhe të mundësive shumë të pakta që i ofrohen grave dhe vajzave në bashki të vogla siç është Bashkia e Vorës. Unë shpresoj që angazhimi i tyre të jetë shumë më i madh në politikë, sepse sa më i madh të jetë angazhimi i tyre, aq më e emancipuar është politika dhe aq më e zhvilluar është edhe shoqëria në të cilën ne shpresojmë që ta zhvillojmë dhe ta rrisim më tej Lëvizjen Socialiste për Integrim”, – theksoi znj. Kryemadhi.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al