Monika Kryemadhi: Data 27 do të jetë vetëm fillimi i përfshirjes së Shqipërisë nga protestat në çdo cep, në çdo rrugë dhe në çdo pjesë të territorit shqiptar

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mund të mos funksionojnë pasi sipas Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi nevojitet që Parlamenti të miratojë nenet e shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese. Drejtuesja e LSI, kërkon konsensus politik për votimin e këtyre neneve.

“Nuk ka ligj mbi të cilin mund të funksionojnë sepse janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, kjo është shumë e rëndësishme sepse mund të ngrihet një KLP dhe një KLGJ por kjo nuk funksionon. Nëse ndryshimet kushtetuese nuk bëhen me shumicë votash pra me 94 vota ose mbi të gjitha me konsensus. Përderisa ne kemi miratuar ndryshimet kushtetuese dhe Reformën në Drejtësi me konsensus me 140 vota, këto ndryshime të cilat janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese duhet të kalojnë përsëri me konsensus dhe kjo është mëse e qartë. Në qoftë se Edi Rama do ti kalojë prapë me 36 vota siç kaloi Prokurorin e Përgjithshëm atëherë është çështje e tij d.m.th është një Reformë që nuk do të njihet nga asnjëri”, thotë Kryetarja e LSI.

Akuzave të Kryeministrit Rama se opozita përmes protestive, pengon Reformën në Drejtësi dhe Integrimin Europian, Kryemadhi i përgjigjet me të njëjtën monedhë.

“Reforma në Drejtësi nuk është penguar asnjë sekondë, as nga LSI as nga PD.  Është penguar vetëm nga një njeri që është Edi Rama dhe Integrimi Europian, është mëse e qartë, shqiptarët tashmë e dinë shumë mirë e kanë parë shumë mire, e kanë dëgjuar me veshë, e kanë parë me sy sesi Edi Rama po i jep një drejtim komplet tjetër në të kundërt Shqipërisë”, thekson Kryemadhi.

Protesta e 27 Janarit do të jetë paqësore garanton Kryetarja e LSI

“Data 27 do të jetë vetëm fillimi i përfshirjes së Shqipërisë nga protestat në çdo cep, në çdo rrugë, në çdo fshat kudo në çdo pjesë të territorit shqiptar”.

Një përgjigje Kryemadhi i jep edhe shqetësimeve të aleatëve të vegjël të PD, sipas të cilëve afrimi i PD me LSI, do të sillte tkurrje të votave të opozitës.

“Sot nuk është koha për të bërë politikë, është koha për të ndarë je pro Ramës apo kundër Ramës. Je pro  grupit të strukturuar kriminal që drejtohet nga Rama apo kundër tij. Unë mendoj që në qoftë se ne do fillojmë të diskutojmë për llokmat e një qeverie imagjinare atëherë është kohë e humbur”, theksoi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Burimi:(Vizion Plus)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al