Monika Kryemadhi: E kisha thënë! Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!

Pas lajmit se ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është lëshuar masa “Arrest Shtëpie”, ka ardhur edhe reagimi i parë nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Në një postim Kryemadhi ka theksuar se edhe më parë ajo e kishte thënë që rilindasit ishin bërë të paparashikueshëm me gjithë këto lëvizje të njëpasnjëshme, ndërsa ka shtuar se skema e masës ndaj Tahirit ka ardhur në një kohë që e gjithë vëmendja ishte mbi Fatmir Xhafajn.

Kryemadhi ka vijuar duke shkruar se drejtësia vdiq.

POSTIMI I PLOTË:

E kisha thënë!

Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!

Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri.

Një figurë e djegur, që përdoret dhe shantazhon sipas rastit ish kolegët!

Tashmë drejtësia vdiq plotësisht për t’ia lënë vendin përballjes së bandave dhe grupimeve në PS.

Tashme padrejtësia është përballë popullit , sepse drejtësia ka mbetur peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al