Monika Kryemadhi: Fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, aq më pak në BE!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës lidhur me procesin e integrimit, në prani të komisionerit, Johannes Hann. Kryemadhi shprehet se ajo që Edi Rama e prezantoi sot si reforma, është strategjia e ish-ministres Klajda Gjosha, kërkesat e saj nuk u plotësuan asnjëherë nga Edi Rama.

“E gjithë strategjia që kryeministri shpalosi sot si arritje të qeverisë së tij nuk është gjë tjetër vetëm një kopje e strategjisë që ministrja Klajda Gjosha ia ka kërkuar për ta zbatuar, por që se bëri kurrë. Deri më sot kur i vënë me shpatulla pas muri u detyrua të pranoje dhe zbatojë ato që duhet të kishte bërë prej vitesh e që i ka patur në tryezën e punës”,- shprehet Monika Kryemadhi.

Kryetarja e LSI shton se asnjë deklaratë e Edi Ramës nuk e fsheh dot të vërtetën që ka ndodhur me korrupsionin, krimin dhe problemet e qeverisë shqiptare. Kryemadhi shprehet se vetëm një qeveri pa Edi Ramën mund të realizojë kushtet për çeljen e negociatave.

Deklarata e plotë e Monika Kryemadhit:

“Fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, aq më pak në BE! As tryezat e stiluara me simbolet europiane dhe që i kushtojnë shtrenjtë buxhetit të Shqipërisë, nuk janë hap përpara për plotësimin e kushteve të rrepta, që na kanë vënë partnerët tanë në Bruksel.

E gjithë strategjia që kryeministri shpalosi sot si arritje të qeverisë së tij nuk është gjë tjetër vetëm një kopje e strategjisë që ministrja Klajda Gjosha ia ka kërkuar për ta zbatuar, por që se bëri kurrë. Deri më sot kur i vënë me shpatulla pas muri u detyrua të pranoje dhe zbatojë ato që duhet të kishte bërë prej vitesh e që i ka patur në tryezën e punës.

Paaftësia, arroganca dhe korrupsioni, përfshirja në trafiqe dhe lënia e Shqipërisë jashtë hapjes së negociatave nuk mund të ndreqen me kopjet që i merr nga ish ministrja e integrimit.

Asnjë deklaratë e thënë në anglishte të qartë, asnjë kompliment apo lajke e bërë për ndërkombëtarët e Brukselit apo ata që janë në ikje e sipër, nuk e zhbën dot trafikun e drogës, përfshirjen në krimin e organizuar, shkatërrimin e administratës publike dhe ngecjen në reformen në drejtësi.

Ndaj çdo përpjekje për show me ngjyra e ndriçim artificial është thjesht i dalë mode si metodë për të gënjyer shqiptarët, që sot më shumë se kurrë e kanë kuptuar dhe ndjerë paaftësinë, makuterinë, banditizmin dhe arrogancën e veshur me rroba të bukura të një qeverie në ikje e sipër.

Vetëm një qeverisje e re, pa Ramën kryeministër, e vendosur për të larguar bandat nga bashkëqeverisja do të mund të bëjë atë që të gjjthë shqiptarët presin; plotësimin e kushteve për të qënë sa më shpejt pjesë e familjes europiane.

P.S. E kanë gënjyer kaq shumë komisionerin Hahn, sa nuk i kanë thënë, që për studentët e magjistraturës numrin e tyre e vendos KLP dhe KLGJ, të cilat ky kryeministri që e pret nuk ka për t’i ngritur kurrë.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al