Monika Kryemadhi: Kujtimi i heroit të demokracisë Azem Hajdari, ishte sot një motiv më shumë për të na bashkuar në betejën tonë kundër mafias dhe bandave në pushtet!

Monika Kryemadhi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, pas vizitës në Tropojë për ceremoninë e përmendores së Azem Hajdrit. Ajo është shprehur se përpjekja e kryeministrit në detyrë për të marrë protagonizëm gjatë ceremonisë së inaugurimit të shtatores së Azem Hajdarit, për të qenë live në ato media që i shan dhe i fyen pa limit, është tregues i qartë i frikës dhe pasigurisë.

Në vijim ndiqni statusin e Kryemadhit:

Me emocione të papërshkrueshme nga vizita dhe takimet sot në Tropojë.

Një qytet me vlera dhe njerëz energjikë, që në çdo moment nuk e harrojnë të kaluarën për të jetuar sa më mirë të tashmen dhe për të projektuar të ardhmen.
Kujtimi i heroit të demokracisë Azem Hajdari, ishte sot një motiv më shumë për të na bashkuar në betejën tonë kundër mafias dhe bandave në pushtet.
Përpjekja e kryeministrit në detyrë për të marrë protagonizëm gjatë ceremonisë së inaugurimit të shtatores së Azem Hajdarit, për të qenë live në ato media që i shan dhe i fyen pa limit, është tregues i qartë i frikës dhe pasigurisë. Sepse sado pushtet dhe mbështetje të kesh nga bandat, nuk arrin kurrë të jesh i guximshëm për t’u përballur me të vërtetën e dhimbshme të një pushteti në rrënim. Sado “i fortë” të ndihesh nga banditët që të rrethojnë nuk do mundesh kurrë të krahasohesh me ata që guximin dhe formimin politik nuk e vunë kurrë në përdorim të së keqes.
Shqiptarët sot po jetojnë më keq, janë më të varfër, janë të papunë e të pa shpresë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre. Ky kryeministër i ka vendosur njerëzit e ndershëm nën sundimin e krimit në pushtet e ndaj i ka ditët e numëruara. Sepse vrulli, energjia dhe idealizmi i të rinjve shqiptarë do të drejtojnë edhe aksionin popullor për ç’rrënjosjen e bandave nga drejtimi i vendit, për të rikthyer demokracinë, lirinë e ndershmërinë si vlera mbizotëruese në Shqipërinë që duam të ndërtojmë për fëmijët tanë.

Burimi: (integrimi.al/T.I.)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al