Monika Kryemadhi: Loja e qeverisë me refugjatët është një lojë tërësisht në kurriz të shqiptarëve!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në takimin vjetor të Kongresit Amerikan të organizuar në Washington. Kryemadhi shprehet se në këtë takim u diskutua për integrimin e Shqipërisë në BE dhe krizën e emigrantëve që po përjeton i gjithë kontinenti.

Më poshtë statusi i plotë:

Dje dhe sot pata një bisedë të frytshme me ish anëtarë të rëndësishëm të Kongresit Amerikan.

E ftuar në takimin vjetor organizuar në Uashington, ndër të tjera biseduam për integrimin e Shqipërisë në BE dhe krizën e emigrantëve që po përjeton së fundmi kontinenti ynë.

Ndër të tjera, e rëndësishme për bashkëbiseduesit amerikanë ishte fakti që kriza e emigrantëve në Europë kërkon një qasje të re në qëndrim.

Kjo ka të bëjë sipas tyre edhe me forcimin e shteteve europiane, si dhe me ndryshimin rrënjësor të jetës politike dhe ekonomike të vendeve që eksportojnë refugjatë.

Këto politika do të dekurajonin largimin masiv të njerëzve dhe do të krijonin kushte më të mira për popullinë e vendeve që janë burim për emigracionin e paligjshëm.

Ky është vizioni që duhet të ketë Shqipëria për të punuar për të rinjtë e Shqipërisë dhe jo për të asgjësuar çdo shans të tyre.

Loja e qeverisë me refugjatët është një lojë tërësisht në kurriz të shqiptarëve!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al