Monika Kryemadhi: LSI do të votojë dhe miratojë çdo iniciativë ligjore që ka të bëjë me integrimin europian.

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e Grupit të saj parlamentar në orën 11:00. Deputetët e zgjedhur nga fushata zgjedhore e qershorit të këtij viti u njohën me objektivat kryesorë të LSI si opozitë e vërtetë në Parlamentin e ri.

Mëposhtë keni të bashkëngjitur edhe fjalën e Kreut të grupit parlamentar Z.Petrit Vasili, dhe Kryetares së LSI Monika Kryemadhi.

Petrit Vasili, kryetari i grupit parlamentar i LSI-së

Ky takim bëhet në prag të fillimit të sezonit të ri parlamentar. Në mënyrë të veçantë i uroj mirëseardhjen kolegëve të ri që zgjidhen për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë, dhe kanë favorin dhe privilegjin që të jenë pjesë e një grupi, jo vetëm shumë të rëndësishëm, jo vetëm me një përbërje të shkëlqyer, por është edhe i gatshëm që të përballet me një sfidë madhore siç është sfida e të bërit opozitë. Një opozitë të atij dimensioni, i cili është jetik për vendin dhe për të cilën shqiptarët presin shumë, pasi do të shohin te ai ato pritshmëri, atë fjalë të pathënë dhe të tërë atë mllef të natyrshëm, që atyre u buron për shkak të një keqqeverisje, e cila është e dukshme, flet vetë dhe ka prodhuar një situatë kritike. Një situatë, të cilën ne në mënyrën më të mirë të mundshme, me motivimin maksimal do ta bëjmë evidente përpara të gjithë shqiptarëve, por njëkohësisht pa u lodhur do të ofrojmë dhe mjaft alternativa dhe mundësi të cilën ata do të jenë pikërisht ato që shqiptarët duan dhe për të cilat salla e Parlamentit është vendi më i mirë se kushdo tjetër për ti bërë publike. Megjithatë në këtë takim të parë, për të orientuar qoftë qëndrimin, linjën politike, mënyrën e sjelljes, vizionin tonë opozitar unë ja kaloj fjalën kryetares së partisë, znj. Kryemadhi për të orientuar pikërisht këto drejtime kryesore të rrugës së grupit në këto vite që na presin para.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së

Sigurisht që detyra e grupit parlamentar është një nga detyrat më të rëndësishme që na është ngarkuar, jo vetëm nga kryesia e partisë, por edhe nga e gjithë anëtarësia dhe votuesit të cilët me votat e tyre i dhanë LSI-së një grup parlamentar më të madh se sa legjislatura e kaluar. Kjo rrit përgjegjësinë dhe angazhimin tonë maksimal për të qenë prezent, jo vetëm në sallën e Kuvendit, por për të qenë prezent edhe në takime të përhershme me qytetarët. Vetë sistemi zgjedhor ka bërë që deputeti të jetë përfaqësues i një qarku, por ne nuk do ta njohim thjesht si një strukturë këtë, por çdo deputet do të jetë i involvuar jo vetëm në problemet jo vetëm të zonës që ka përfaqësuar, por do të jetë i involvuar në të gjitha problematikat që do të krijohet dhe situatat që do të krijohen hap pas hapi, duke pasur parasysh që do të kemi një qeveri të vogël, por që synon një korrupsion të madh.

Ky grup parlamentar do të ketë një angazhim të jashtëzakonshëm dhe prezent në sallën e grupit. LSI si një parti e stabilitetit politik e cila në të gjithë jetëgjatësinë e saj 13 vjeçare i ka ofruar vendit stabilitet, jo vetëm në jetën politike e jetën parlamentare, por edhe në rajon. Ne këtë nisëm dhe inisiativë do ta vazhdojmë edhe më tej. LSI që në krijimin e saj ka pasur në themel të saj integrimin europian, ne do të jemi një grup parlamentar i cili do të votojë dhe miratojë çdo inisiativë ligjore, çdo veprim politik dhe ligjor që ka të bëjë me integrimin europian.

Kjo do të bëhet pa asnjë mëdyshje, sepse ky është edhe një nga objektivat jo vetëm të LSI-së, por ky është edhe një nga objektivat më kryesore që shqiptarët e dëshirojnë dhe e duan më shumë se çdo gjë tjetër, pra integrimin europian. Por nga ana tjetër çdo ditë e më shumë ne po shikojmë që këtë hapësirë qeveria çdo ditë e më shumë po e zvogëlon, po e zvenit dhe po e eleminon. Duke qenë një parti e zhvillimit dhe e përparimit të vendit ne do të mbështesim gjithashtu çdo inisiativë që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor që ka lidhje të drejtpërdrejtë me qytetarët. Do të jemi në opozitë me keqqeverisjen, nuk do të jemi në opozitë me partitë politike, por do të jemi në opozitë me keqqeverisjen, e cila po i ofrohet çdo ditë e më shumë qytetarëve. Ajo që do të ketë ky grup parlamentar do të mbajë një qëndrim të jashtëzakonshëm përsa i përket pasurimit të jetës parlamentare, përsa i përket iniciativave ligjore që do të paraqesim dhe do të kemi një risi në jetën parlamentare me iniciativa shumë të mira dhe domethënëse, të cilat çdo ditë e më shumë po bëhen të domosdoshme po bëhen për jetën politike dhe ekonomike të vendit.

Po behën të domosdoshme për jetën politike dhe ekonomike të vendit. Po nga ana tjetër do të jemi dhe shumë vigjilentë dhe do të ndjekim hap pas hapi për çdo iniciativë që fle në sirtarët e Kuvendit, me qëllim apo pa qëllim. Duke pasur parasysh me projektligjin që është propozuar në legjislaturën e kaluar nga Grupi Parlamentar përsa i përket koncesioneve, gjë e cila ka dy vjet që është propozuar, por akoma nuk ka lëvizur akoma qoftë nga Komisioni i  Ekonomisë, apo i Veprimtarive Prodhuese. Sigurisht që grupi do të jetë i organizuar në bazë të komisioneve të përhershme, ku çdo deputet duhet të jetë pjesëtar në këto komisione. Mungesat tona do të jenë të patolerueshme pra nuk do të tolerojmë që të mungojmë. Sigurisht për arsye nga më të ndryshmet ne do të kemi edhe deputetët zëvendësues. Do të jemi prezent në çdo komision dhe për këtë gjë çdo ditë do të kemi në kontakt  jo vetëm me kryetarin e grupit, por edhe me stafin pranë grupit parlamentar për t’u rakorduar jo vetëm për qëndrimet politike, por edhe për ato teknike sepse kjo është edhe detyra jonë kryesore.

Ajo çka unë dua të theksoj dhe dua ta ndaj bashkë me ju është se nuk kam asnjë lloj dileme. Tashmë pozicionimi ynë si një parti opozitare është shumë i qartë dhe vetëm kjo do të bëjë që Shqipërisë tashmë t’i ofrojmë një opozitë të vërtetë e cila i ka munguar prej shumë kohësh vendit.

Kjo është në dorën tonë, dhe secili nga ne është i qartë dhe i bindur në mendimet e veta. Duke pasur parasysh fushatën e fundit kemi kaluar një situatë shumë të vështirë, qoftë edhe me problemet nga më të ndryshmet duke pasur parasysh që Policia e Shtetit ka qenë një prej mbështetësve më të mëdhenj të bandave dhe krimit në vend të akuzuar për blerjen e deformimin votës. E kjo duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm dhe me koshient për të çuar iniciativën tonë, dhe për të çuar më tutje çdo qëndrim politik por edhe institucional për sa i përket fuqizimit të institucioneve të shtetit, por edhe përsa i përket opozitës e jetës politike shqiptarë që sa vjen dhe më shumë po kërkohet të blihet, po kërkohet të asimilohet për t’u kthyer në një situatë të pakontrollueshme. E kjo është detyrë e jona, dhe kjo është edhe një nga misionet kryesore për të pasur një ngjyrë në politikën shqiptarë që sa vjen dhe më tepër po i mungon asaj.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al