Monika Kryemadhi: LSI në anën e qytetarëve, LSI zëri i tyre përballë arrogancës qeverisëse

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi sot në mbledhjen e Kryesisë së LSI, është shprehur se  LSI jo vetëm është pozicionuar qartë dhe prerë në anën e qytetarëve, por ka vendosur që të jetë zëri dhe fjala e tyre, përballë arrogancës që buron nga injoranca dhe kapja e qeverisë nga krimi dhe trafiqet.

Fjala e Plotë e Kryemadhit:

E kemi thirrur këtë mbledhje të kryesisë së LSI-së në vigjilje të Konventës tonë Kombëtare, për të ndarë me ju disa vlerësime politike që kanë të bëjnë me situatën e përgjithshme në vend. Për fat të keq, gjithçka që LSI kishte paralajmëruar që gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe që lidhej me kriminalizimin e jetës politike po konfirmohet shumë më shpejt nga sa e kishim parashikuar:

a) Krimi dhe qeverisja tashmë janë bërë një.

Kanabizimi i vendit si strategji e qeverisjes sëkriminalizuar i parapriu zgjedhjeve, paratë e drogës së grupeve kriminale të lidhura me kryeministrin, me ministra e përfaqësues të mazhorancës u përdorën për të blerë votat. Grupe te njohura kriminale si suport i Rilindjes e të angazhuar në fushatën e saj si  në Shkodër, Lezhë, Berat, Elbasan Fier arritën që me mbështetjen e policisë të deformojnëdrejtpërdrejt në rezultatin e zgjedhjeve;

E kapur nga krimi mazhoranca e ka kthyer edhe parlamentin në mburojë të krimit dhe parlamentarizmin e ka zëvendësuar me vasalizëm ndaj krimit duke veshur atë me mburojë politike, siç qe edhe rasti më i fundit i SajmirTahirit, rast i paprecendent në të gjithë rajonin tonë ku një ministër i brendshëm akuzohet si lidhje e bashkëpunëtor i tafikantëve të drogës. Në çdo vend tjetër normal e demokratik një situatë e tillë do të çonte në dorëheqjen e Qeverisë! Mirëpo, të kapur prej krimit Edi Rama dhe shpurra e tij e korruptuar nuk kanë rrugë tjetër, veçse ta hedhin vallen sipas ritmeve që imponon orkestra e krimit! Dhe në fakt ata këtë gjë po bëjnë.

Mjafton vetëm fakti qe ish-ministri i brendshëm rezulton pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal sëbashku me kushërinjtë e tij trafikantë, për të kuptuar se cili është perceptimi që kanë qytetarët tanë, por edhe qytetarët europian për vendin tonë, të cilët nuk mund ta imagjinojnë se si një situatë e tillë  jo vetëm nuk shoqërohet me dorëheqjen e Kryeministrit, po përkundrazi Kryeministri bëhet mburojëe drurëve të tij të shtrembër e tëkriminalizuar.

Unë dua të shpjegoj qëndrimin e LSI-së. Në qershor, ne fituam numrin më të madh të vendeve në parlament e numrin më të madh të votave në historinë e partisë sonë të re. Ne e arritëm këtë pavarësisht veprimeve të Ramës dhe shokëve të tij që kërcënuan votuesit dhe përdornin paratë e drogës për të prishur dhe deformuar zgjedhjet.

LSI e ka deklaruar vazhdimisht se qeveria e Ramës nuk është qeveria e zërit të njerëzve, por zëri i krimit të organizuar. E kemi deklaruar këtë edhe më parë dhe kemi pasur shumëtë drejtë. Është lidhja mes Ramës dhe krimit të organizuar që frikëson investitorët e huaj, është lidhja mes Ramës dhe krimit të organizuar që po mbyt rritjen ekonomike, e cila është e vetmja arsye pse nuk ka vende pune, është lidhja e Ramës me krimin e organizuar që ka prishur imazhin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Është lidhja mes Ramës dhe krimit të organizuar që shpërblen vetëm ata që kanë lidhje të ngushta me qeverinë, në kurriz të popullit. Kjo është arsyeja pse kjo lidhje është kaq shkatërrimtare për përparimin dhe zhvillimin e vendit tonë.

Po nuk është më e mirë as situata ekonomike e sociale në vend! Mungesa e një perspektive të qartë të zhvillimit ekonomik, rritja e papunësisë, shkurtimi i vendeve te punës, mungesa e investimeve serioze dhe e investitorëve të fuqishëm e të besuar, transferimi i autoritetit shtetëror tek koncensionet e dyshimta e klienteliste të qeverisë janë tabloja e zymte që ne shohim, por tabloja reale e situatës në vend!

Në këto kushte LSI jo vetëm është pozicionuar qartë dhe prerë në anën e qytetarëve, por ka vendosur që të jetë zëri dhe fjala e tyre, përballë arrogancës që buron nga injoranca dhe kapja e qeverisë nga krimi dhe trafiqet.

Motoja jonë qytetari i pari na bën të jemi jo vetëm të qartë e të vendosur, por edhe të bindur në mbrojtje te kauzës tonë të drejtë! Natyrisht, po ta shohësh realitetin me syzet e krimit e të trafikut dhe po të gjykosh mbi të nën dehjen e drogës, shqiptaret të ngjajnë me fluturat e kryeministrit! Por realiteti është më shumë se i trishtë!

Gjate dy javëve të fundit kam zhvilluar disa takime nëpër bashki të ndryshme të vendit. Pavarësisht se ku, ne Bulqizën e mjerimit migjenian apo gjithkund tjetër,në Berat, Elbasan, Dibër, Fier, Shkodër e gjetiu, varfëria, mjerimi, pasiguria janë trinomi i trishtë dhe akuzues për qeverinë e fasadave të bojës së dalë boje tashmë! Prandaj më lejoni të theksoj edhe një herë se roli ynë, roli i LSI-së si forcë serioze dhe kredibël në opozitëështë jetik për fatet e vendit dhe të demokracisë në vend!

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al