Monika Kryemadhi: “Luftë kanabisit, duke nxitur fermerët për kultivimin e një produkti elitar dhe më fitimprurës si shafrani”

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me fermerët në zonën e Dumresë, në qarkun e Elbasanit. Ajo tha se ka ardhur koha që lufta ndaj kanabisit të konkretizohet, duke nxitur fermerët që të mbjellin një produkt elitar dhe shumë herë më fitimprurës si shafrani.

Kryemadhi theksoi se kultivimi I kësaj bime do të përmirësojë dukshëm jetesën e qytetarëve dhe do ti mbajë larg ata nga paligjshmëria dhe pengu I krimit. “Ka mundësi pa fund të largojmë njerëzit nga paligjshmeria dhe pengu i krimit. Shafrani është një bimë shumë elitare e cila kërkon përpunim cilesor, por Shqipëria dhe sidomos zona e Elbasanit ka shumë mundësi për ta kultivuar. I bëj thirrje qytetarëve që të shkojnë sa më shumë drejt kultivimit të bimëve të tilla si shafrani, që do të përmirësojnë dukshëm jetesën e tyre. Përveçëse luftojmë kundër kultivimit të kanabisit largojmë njerëzit nga mentaliteti, në shërbim të të kësaj bime të krimit të organizuar, por kultivojmë ndërkohë produkte tejet elitare”, tha ajo.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al