Monika Kryemadhi: Miratimi i ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni, një hap tjetër emancipues shtetëror

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook mbi miratimin e ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni. Kryemadhi e quajti këtë veprim si një hap emacipues shtetëror.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Pas vendimit për shpalljen festë zyrtare të ditës së alfabetit, ditës së Kongresit të Manastirit, miratimi i ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni është një hap tjetër emancipues shtetëror.

Heqja dorë nga tabutë, duke përfshirë heqjen dorë nga emri historik, siç deklarohet, dhe çlirimi nga frika prej gjuhës së tjetrit, përbëjnë dukuri evropianizuese të Maqedonisë fqinje, të cilën Shqipëria e njohu e para si shtet të pavarur.

Të heqësh dorë nga monolinguizmi do të thotë të pranosh barazinë me tjetrin, shumicë a pakicë qoftë.

Kufiri i gjuhës nuk kontrollohet nga kufiri i shtetit!

Njohja dhe pranimi i këtij realiteti është progres.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al