Monika Kryemadhi: Miratimi i rezolutës për dhunën ndaj grave, moment pozitiv dhe përgjegjësi e gjithë politikës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj. Monika Kryemadhi me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka shprehur qëndrimin e saj pro rezolutës kundër dhunës në familje. Ajo e ka konsideruar miratimin e kësaj rezolute si një moment pozitiv dhe përgjegjësi e politikës.

Më poshtë keni statusin e plotë të znj. Kryemadhi:

Miratimi i rezolutës për dhunën ndaj grave është moment pozitiv dhe tashmë përgjegjësi e të gjithë politikës!

Ky solidaritet i gjerë politiko-shoqëror është një shpresë e re për një ndarje njëherë e përgjithmonë nga kjo shëmti e papranueshme dhe e rëndë, siç është dhuna ndaj grave.

Si kryetare e LSI-së, por dhe personalisht do të investohem me të gjitha fuqitë e mia që kjo rezolutë të mos mbetet vetëm një deklaratë në letër, por një dokument veprimi për të mirën e gruas shqiptare e te Shqipërisë ne tërësi.

PËR OBJEKTIVAT E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM:

Votimi unanim i rezolutës për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm demostron një orientim pozitiv të Shqipërisë drejt politikave afatgjata dhe në sinkron me qëndrimet e vendeve më të përparuara të botës.

Kjo është një sprovë që Shqipëria ti largohet njëherë e përgjithmone spontanitetit dhe të orientojë politikëbërjen drejt objektivave afatgjatë e të qëndrueshëm që sigurojnë një zhvillim ekonomik e shoqëror pozitiv e shpresëdhënës.

Politikëbërja tash e tutje ka detyrim ti respektojë këto objektiva të qëndrueshme e jo ti devijojë ato për interesat e çastit e të ditës.

JAVË TË MBARË!

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al