Monika Kryemadhi në Departamentin Amerikan të Shtetit: ” SHBA rol të pazëvendësueshëm për ndalimin e kapjes së drejtësisë nga mazhoranca dhe luftën ndaj trafikut të drogës”

Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja për Zbatimin e Ligjit dhe Luftën kundër Narkotivëve(INL), ishte një nga takimet tepër të rëndësishme që Kryetarja e LSI zhvilloi sot në Washington. Në takimin me Zv. Drejtorin për Europën dhe Euro-Azinë Don Stolworthy dhe Zyrtaren për Çështjet Ndërkombëtare Stepahnie Larsen, trafiku i drogës ishte problemi kyç i cili u diskutua gjerësisht pasi është një çështje kritike për Shqipërinë.

U diskutua gjithashtu edhe qëndrimi refraktar i mazhorancës për çështjen Tahiri si dhe sasitë e mëdha të drogës të cilat po kapen në vazhdimësi, veçanërisht nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia.  Znj. Kryemadhi u shprehu autoriteteve Amerikane mbështetjen e plotë te LSI-së për reformën në drejtesi, por ajo nënvizoi domosdoshmërinë që kjo reformë të zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe paketën e ligjeve të miratuara si dhe ngriti shqetësimin për përpjekjet e mazhorancës për të devijuar reformën, për te mos respektuar kushtetutën e reformuar dhe ligjet dhe veprimet për të kapur drejtësinë.

Ajo shprehu vullnetin e plotë për te bërë çdo përpjekje për të penguar këto veprime të mazhorancës për të devijuar një reformë të mbështetur fort nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kërkoi autoriteteve amerikane që ata të monitorojnë nga afër këto përpjekje negative dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që keto veprime të mazhorancës të ndalen menjëherë pasi reforma nuk mund të jetë pronë e asnjë partie por një domosdoshmëri për popullin shqiptar.

Znj. Kryemadhi ngriti gjithashtu shqetësimin për veprimet që lidhen me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm.  Autoritetet Amerikane shprehën gadishmërinë e plotë për të mbështetur zbatimin e reformës pa asnjë devijim dhe ne përputhje me frymën e saj për të reformuar sistemin e drejtësisë. Gjithashtu ata konfirmuan vëmendjen maksimale të SHBA-së në monitorimin dhe luftimin e trafiqeve të drogës, sidomos të drogave të rënda si dhe luftën frontale ndaj krimit të organizuar dhe elementet terroriste të lidhura me të.

Ata falenderuan Znj. Kryemadhi për ekspozenë e gjërë dhe objektive që ajo u beri problemeve që përballet Shqipëria dhe konfirmuan gadishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm për këto probleme.

 

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al