Monika Kryemadhi: Në këtë vend nuk ka më drejtësi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar më anë të një statusi në Facebook kundër kryeministrit Rama duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen në protestën që do të zhvillohet. Kryemadhi tha se në këtë vend nuk ka më drejtësi dhe se revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet.

Më poshtë keni statusin e plotë:

TË LARGOJMË KRYEMINISTRIN E KRIMIT, TË DROGËS, ATË KRYEMINISTËR QË PO SHPËRBËN SHQIPTARËT!

Në këtë vend nuk ka më drejtësi!

Edi Rama vendosi duart e tij të përgjakura me krim, edhe tek i vetmi institucion që nuk e kishte nën kontroll. Kapja e prokurorise nga krimi dhe banditët e pushtetit shënon fundin e shtetit dhe demokracisë.

Kjo është dita më e errët në historinë e demokracisë shqiptare!

Kurrë më parë pushtetet nuk kanë qenë në duart e një njeriu të vetëm, të një pushteti bandit që drejtohet nga kryetrafikanti i drogës, shefi i drejtpërdrejtë i Saimir Tahirit dhe policëve të inkriminuar, që me përpjekjen e fundit po dëshmon frikën për t’i shpëtuar drejtësisë.

Sot më shumë se kurrë është detyrë e jona, e politikës së papërlyer me krimin, e qytetarëve që ende besojnë te vlerat e demokracisë të rrëzojmë nga pushteti këtë klikë kriminale.

Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti!

Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet.

Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë. As paratë e krimit, as pazaret dhe kulisat nuk e shpëtojnë dot më Edi Ramen nga fundi i paralajmëruar që do ti vijë nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al