Monika Kryemadhi: Nuk ka lamtumirë për ty miku im Luan!

Në sallën e Kuvendit ditën e sotme u zhvilluan homazhet për Luan Hajdaragën, për ti dhënë lamtumirën e fundit një prej figurave më të njohura të politikës shqiptare. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë në mesazhin prekës për të se nuk ndaloi kurrë së e motivuari, dhe pse rrugët në politikë u ndanë.

Mesazhi i plotë

Nuk ka lamtumirë për ty miku im Luan!

Një njeri dhe qytetar i mirë si ty mbetet gjithmonë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.
Ne ishim miq dhe bashkëpunëtorë të mirë. Edhe pse rrugët tona politike u ndanë, ti asnjëherë nuk ndalove duke më motivuar.

Sa herë takoheshim i dëgjoja me ëndje këshillat e tua, mbrujtur në mirësi. Kurrë se kam kuptuar nga të buronte gjithë ajo mirësi, por sot që nuk je fizikisht pranë nesh e kam të qartë që është nga gjërat që do të na mungojë më shumë.

Nuk do të të harroj Luan Hajdaraga, edhe sepse duam apo s’duam ti ndikove në ndryshimin e Partisë Socialiste në atë kohë kur ajo kishte frikë të ndryshonte. Ti përkrahe të rinj e të reja në ato vite që sot kanë bërë emrin e tyre. I përkrahe duke iu treguar që të jesh vetvetja është më e suksesshme se të jesh servil.

Të duam LAKE e do na mungosh prof. Luan Hajdaraga”, shkruan Kryemadhi.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al