Monika Kryemadhi: Rama merret me spiunllëqe për të fshehur vjedhjen e votave

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar listën e zyrtarëve të publikuar nga Edi Rama në Facebook si një taktikë për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale që ka sot vendin. Kryemadhi shprehet se Rama po tenton të anashkalojë faktin se më 25 qershor votat u vodhën dhe manipuluan nga Rilindja.
Lidhur me listën e zyrtarëve të publikuar nga Rama, Kryemadhi shprehet se kjo është një gjueti shtrigash dhe spiunllëqesh që nuk e shpëtojnë Edi Ramën nga e vërteta e vjedhjes së votave.
“Për t’u dukur se po merret me drejtimin e qeverisë, Edi Rama ka nisur gjuetinë e shtrigave në administratë duke publikuar lista me emra nëpunësish, që sipas komenteve që i bëjnë në FB, na qenkan e keqja e madhe e vendit. Me këto spiunllëqe, vjedhësi dhe shkatërruesi i votës së lirë të shqiptarëve mendon se mund t’i shpëtojë të vërtetës vrastare, asaj të tjetërsimit të votës që ai i bëri shqiptarëve më 25 qershor. Më kot mundohet të tërheqë vëmendjen si adoleshent i vonuar dhe me lista linçuese për njerëzit që i ka vënë vetë në punë.
Askush nuk i beson më atij që tradhtoi besimin e çdo votuesi me vjedhjen dhe tjetërsimin e votës. Ndaj sot më shumë se kurrë, bashkë me ne janë edhe shumica e shqiptarëve. Ata që e dënuan me heshtjen e tyre ditën e votimit dhe që e kanë më të qartë se kurrë, se kryeministri dembel dhe arrogant, tallet dhe shpërdoron besimin e shqiptarëve.
Me lista false dhe me veshje që të tërheqin vëmendjen nuk mund të anashkalosh vjedhjen e votës që i bëri shqiptarëve. Ndaj i kujtoj Edi Ramës se llogaria do të jepet dhe askush, asnjëherë dhe në asnjë moment, nuk do të mund ta largojë vëmendjen dhe qëllimin tonë final: Të drejtën e shqiptarëve për të votuar lirshëm dhe pa presion politik, kriminal dhe të blerë me paratë e drogës.
Sot filloi delegjitimimi nga vetë PS, e cila tani kërkon të rinumërojë votat që ka numëruar vetë”, shkruan Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

(Integrimi.al/ Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al