Monika Kryemadhi: Riorganizimi ynë do të fillojë nga gratë dhe vajzat në çdo qelizë të vendit

Kryesia e Lëvizjes së Gruas për Integrim ka zhvilluar mbledhjen e saj në kuadër të riorganizimit të strukturave të LSI. Në këtë takim u ra dakord që javën e ardhshme të zhvillohet edhe mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të LGI-së, takim në të cilin shpaloset edhe aksioni politik i LSI-së për fuqizimin e rolit të gruas. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha LGI do të jetë forum bazë për të gjitha iniciativat e grupit parlamentar të LSI-së për kauzën e gruas.

“Riorganizimi ynë do të fillojë nga gratë dhe vajzat në çdo qelizë të vendit për t’i dhënë LSI-së një forum të fortë që do të jetë edhe baza e gjithë çështjeve që grupi parlamentar do të ngrejë për kauzën e të drejtës së gruas në të gjithë spektrin e saj. Kjo është e vetmja mënyrë që shoqëria jonë të jetë e integruar, e emancipuar dhe të tregoj standard dhe cilësi në përballjen me të gjithë sfidat që po përjeton shoqëria jonë. Javën e ardhshme do të mbledhim Komitetin Drejtues Kombëtar të LGI për të shpalosur aksionin tonë politik në drejtim të fuqizimit të rolit të gruas”, tha Kryemadhi.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al