Monika Kryemadhi: Shqipëria ka nevojë për këtë lloj opozite, pa kompromise dhe që lufton për qytetarët

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka përshëndetur dje vendosmërinë e këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Kryemadhi është shprehur se këshilltarët e LSI-së treguan, se më shumë se kartoni dhe karriget në këshill ka rëndësi shërbimi ndaj qytetarëve.

“Përgëzoj sot për kurajën dhe vendosmërinë grupin e këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës. Më shumë se çdo aksion politik, sot është e rëndësishme të ravijëzohet një opozitë e vërtetë dhe konstruktive, pa kompromise dhe interesa të mëdha a të vogla. Shqipëria sot ka nevojë për një opozitë që lufton dhe përpiqet për qytetarët dhe jo për partitë politike. Këshilltarët e LSI-së treguan sot, se më shumë se kartoni dhe karriget në këshill ka rëndësi shërbimi ndaj qytetarëve, se më shumë se opinioni i grupeve të ngushta të interesit është parësor shërbimi ndaj qytetarëve. Ky është dhe do të mbetet qëndrimi ynë”, shkruan kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al