Monika Kryemadhi: Sot nderojmë dhe respektojmë të gjithë ata që bënë të mundur realizimin e ëndrrës së shqiptarëve në mbarë botën, krijimin e shtetit të Kosovës

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ditën e sotme ishte e ftuar në ceremoninë e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Me anë të një statusi në Facebook Kryemadhi u shpreh se kjo ditë meriton të kremtohet pa mëri dhe dasi politike, si një nga ditët më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve.

Më poshtë statusi i plotë:

Sot në ceremonine shtetërore me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës politika shqiptare u prezantua me të gjithë spektrin e saj.

Kjo ditë meriton të kremtohet pa mëri dhe dasi politike, si një nga ditët më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve.

Sot nderojmë dhe respektojmë të gjithë ata që bënë të mundur realizimin e ëndrrës së shqiptarëve në mbarë botën, krijimin e shtetit të Kosovës, një ditë që na bën të ndjehemi krenarë për çka u arrit në bashkëpunim dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe me përpjekjen e popullit të Kosovës.

Liria dhe pavarësia ishin vetëm fillimi i një procesi të gjatë dhe të vështirë shtetformues, që do të vazhdojë ende për të mundësuar që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë e familjes së madhe evropiane.

Dhe për këtë, Shqipëria dhe Kosova kanë ende për të mësuar dhe rrugë për të bërë.

Kjo është dhe sfida më e madhe e dy shteteve të shqiptarëve që sot festojnë e nesër duhet të vazhdojnë sërish të përpiqen të bëjnë më të mirën për qytetarët e tyre. 🇽🇰🇦🇱

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al