Monika Kryemadhi: Sot sytë dhe zemra përsëri janë te të rinjtë!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për ditën e rinisë. Kryemadhi tha se te të rinjtë  kërkojmë frymëzimin për të punuar e jetuar demokracinë dhe lirinë e ëndërruar në tokën amë!

Më poshtë statusi i plotë:

8 Dhjetori është një ditë e madhe! 👊🏻👍🏻

Data 8 Dhjetor ishte shkëndija e parë në qiellin e errësuar të shoqërisë shqiptare.
Ishin të rinjtë ata të cilët me fuqinë e ëndrrave të tyre, nën thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, besuan dhe mundën të thyenin vargonjtë e frikës për të jetuar në një Shqipëri të lirë. 🗣🗣

Sot sytë dhe zemra përsëri janë te të rinjtë!

Tek ata kërkojmë frymëzimin për të punuar e jetuar demokracinë dhe lirinë e ëndërruar në tokën amë! 🙏

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al