Monika Kryemadhi takim me kongresmenin Engel: SH.B.A aleat strategjik dhe i pazëvendesueshëm për Shqipërinë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Znj. Monika Kryemadhi u prit në një takim nga kongresmeni i njohur dhe miku i madh i shqiptarëve, Z.Elliot Engel.

Takimi u fokusua në zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri.

Znj. Kryemadhi pasi falenderoi Z.Engel për mikpritjen e ngrohtë, vlerësoi rolin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, për zhvillimin dhe integrimin Euro-Atlantik të Shqipërisë, si dhe për forcimin e shtetit ligjor dhe demokracinë në vend.

Znj. Kryemadhi duke u ndalur tek marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se SH.B.A ka dhënë ndër vite një ndihmë të jashtëzakoshme historike për Shqipërinë që ajo të kapërcejë me sukses sfidat e mëdha me të cilat është përballur dhe të hedh hapa të sigurtë drejt zhvillimit.

“SH.B.A është aleati ynë më i madh strategjik dhe ka një rol të pazëzendesueshëm në historinë, të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë” – tha kryetarja e LSI-së.

Gjithashtu, znj.Kryemadhi bëri një ekspoze sintetike të situatës aktuale politike ne vend duke vene theksin tek problematika e kanabizimit, të trafiqeve, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Znj. Kryemadhi foli edhe për domosdoshmërinë e avancimit të zbatimit rigoroz të reformës në drejtësi. “Zbatimi i reformës në drejtësi ka rëndësi jetike për qytetarët shqiptarë dhe klasa politike ka përgjegjësi madhore për të mos humbur më kohë në këtë proces”.

Nga ana e tij, kongresmeni Elliot Engel vlerësoi miqësinë e kahershme mes dy vendeve dhe popujve tane. Ai konfirmoi mbështetjen e SH.B.A në proceset e mëtejshme demokratizuese në Shqipëri si dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon si nje faktor stabiliteti dhe paqeje.Gjithashtu, ai theksoi se sfidat dhe reformat e nevojshme për Shqipërinë do të kenë gjithmonë mbështetjen e SH.B.A.

Burimi:(integrimi.al/E.P

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al