Monika Kryemadhi: Të ardhmen e fëmijëve tanë nuk mund ta blej dot një pinjoll dhe një telekomandë e krimit të organizuar siç është Edi Rama

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në takimin me strukturat e LSI, Skrapar u shpreh se i bën thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Të zgjohen nga ky gjumë i çmendur që na ka varfëruar shpirtërisht dhe po i varfëron shqiptarët gjithmonë dhe më shumë.

Më poshtë fjala e plotë:

Në fakt unë nuk e shaj asnjëherë Ilir Metën vetwm e kritikoj sepse Iliri Meta ka pak gabim që na ka lënë këtë kryeministër që nuk e meriton të jetë kryeministri i shqiptarëve.

Besoj që skraparlinjtë janë më shumë dakord se kushdo tjetër për këtë gabim të vogël që ka bërë Ilir Meta, megjithatë dua të them diçka. Me duhet një ndihmë jashtëzakonisht e madhe dhe duhet të punoj jo vetëm me veten time, jo vetëm me njerëzit. Por kërkoj dhe ndihmën tuaj sepse do të jetë shume e vështirë për mua që të eci në gjurmët e Ilir Metës për të pasur një parti të fortë, të organizuar të mrekullueshme siç krijoi ai LSI. Themelet e LSI janë hedhur në këtë qytet por dhe me të gjithë djemtë dhe vajzat të cilët besuan tek Ilir Meta para 13_viteve, te bashkëmoshatarët dhe bashkëqytetarët e tij të cilët e vlerësuan dhe e ndoqën pas në një të çmendur të asaj kohe por që sot është një realitet i vërtet dhe është një forcë politike e cila jo vetëm sjell besimin po sjell edhe ndryshimin tje ku duhet. Mua nuk më ngelet gjë tjetër vetëm tu falenderoj nga zemra për gjithë suportin që i keni dhënë jo vetëm LSI por të gjithë jetës politike shqiptare me të mirat dhe të këqijat e saj.

Tashmë do doja të kthehesha në realitetin tonë që është i hidhur por i vërtet.

LSI, dua ta korrigjoj pak vajzën, nuk e nxorrën në opozitë por zgjodhi për të qenë në opozitë dhe për të mos u bërë pjesë e farsës që krijoi të bënte Rilindja para zgjedhjeve të 2017.Juve të jeni koshient dhe e dini shumë mirë se çka ndodhur me kanabizimin e Shqipërisë sesa vuajnë shqiptarët për tu punësuar apo Apo për të zgjidhur problemet e tyre në dyert e shtetit shqiptar. Ju e dini sesa ka vuajtur kryetari i bashkisë Skrapar,për të marrë donacione, projekte apo dhe ndihma të caktuara të cilat të shërbejnë në funksion të qytetit. Në fakt po të mos ishte projekti i TAPI-t i cili do të sillte disa ndryshime dhe punësime, mos të ishin disa projektet me ambasadat dhe shoqatat të ndryshme në Skrapar do të ishtë shumë e vështirë dhe situata shumë herë më e rënduar. Por gjej rastin për të falenderuar Kryetarin e Bashkisë i ciki ka qenë jashtëzakonisht këmbëngulës bashkë me Nasipin, Gledin edhe Silvën që kanë qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë të cilët kanë arritur Dhe kanë luftuar që të bëjnë të pamundurën edhe pse ka qenë e vështirë. Por në fakt ne përballemi me një situatë tjetër shumë të keqe që nuk është vetëm për investimet por ka të bëjnë me kriminalizimin e shoqërisë shqiptare. Atë që patë dhe ju në zgjedhjet e 25 Qershorit, të cilat ishin zgjedhjet më të shëmtuara që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Jo për shkak të dhunës së policëve, strukturave të shtetit jo për shkak të presionit por për shkak të blerjes dhe intimidimit të njerëzve nëpërmjet parave të drogës. Ato para të fëlliqura të cila janë të ndyera ne gjakun e shqiptarëve. Ishin para të cilat blenë pushtetin që sot Edi Rama E tund si kamzhik në dorë kundër qytetarëve të tij. Dhe unë dua të them sot nga kjo foltore sesi janë kërcënuar dhe si janë vënë ultimatumet e fundit për të larguar njerëzit nga puna. Një vendim qeverie nuk mund të dali dot mbi një ligj. Të më korrigjoj dhe Nasipi sepse është dhe jurist dhe ka qenë dhe Ministër i Drejtësisë. Ne nuk do të lejojmë asnjë njeri që të iki nga puna. Sot ata i heqin nga puna në mënyrë të paligjshme por të jeni të bindur që shumë shpejt do të kthehen në punë por do të marrin dhe dëmshpërblimet e tyre.

Jo nga buxheti i shtetit por nga xhepi i ministrave, të cilët heqin në mënyrë të pandershme dhe të paligjshme të gjithë ata njerëz që punojnë me ndershmëri,besim dhe devotshmëri në institucione e shtetit shqiptar. Normal që Rilindjes i duhet për ti kthyer institucionet në qoshkat e saj të ngrohta të korrupsionit dhe të orgjive të veta politike por kjo kohë ka marrë fund. Tashmë institucionet shqiptare do ti kthehen shqiptarëve. Boll më me njerëz të cilët shikojnë nga chepat e qytetarëve për tu marrë para. Boll më me ata njerëz të cilët e kanë përdorur strukturën e shtetit në funksion të fuqizimit të xhepave të tyre dhe të oligarkëve. Ishte një deklaratë shumë e shëmtuar ajo që vinte dje nga zyra e ministrit të energjisë të transportit sepse besoj e keni marrë vesh të gjithë dhe e dini që Shqipëria është ndarë në katër portofole. E tha dhe ambasadori Lu,katër familjet mafioze secila drejton nga një portofol. Dhe një nga familjet më të mëdha mafioze është nafta. Ajo që janë tallur 20 vjet politika shqiptare jo vetëm me naftëtarët por dhe me minatorët të cilët nuk i kanë përfshirë në statusin Që ju takon por i kanë përdorur sa herë kanë dashur. I përdorën në zgjedhjet e fundit,i shfrytëzuan i mashtruan tani kanë një vit që nuk i paguajnë as pagat as sigurimet as sigurimet shoqërire. Punojnë në naftë, punojnë në helme dhe nuk kanë mundësi që kur mos të jenë më të zotë për të punuar të marrin pensione. Por akoma më i rëndë shkon dëmi dhe vjedhja që bën qeveria shqiptare. Nuk tregon të vërtetën që oligarkët që kontrollojnë të gjithë networkun e naftës kanë mbi 60 milionë euro taksa të papaguara në shtet që janë para për shkolla, për shëndetin, për fëmijët e shqiptarëve Për të jetuar më mirë dhe për të pasur mundësi më të mira për të jetuar në vendin e tyre. Kjo është qeveria që erdhi në pushtet me paratë e drogës, e cila instaloi jo vetëm sistemin e drogës por dhe sistemin e vjedhjes së shqiptarëve dhe pirjes së pikës së fundit të gjakut. Prandaj nga kjo foltore dua ti bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Të zgjohen nga ky gjumë i çmendur që na ka rënë. Ky gjumë i cili na ka varfëruar shpirtërisht dhe po i varfëron shqiptarët gjithmonë dhe më shumë. Po i largon djemtë dhe vajzat e shqiptarëve nga vendi sepse po mundohet tu blejë të ardhmen. Nuk mund të blejnë të ardhmen e fëmijëve tanë sepse nuk e kanë blerë 500 vjet otomanët në Shqipëri. As fashistët as nazistët, nuk e blenë dot as komunistët, nuk mund ta blej dot një pinjoll dhe një telekomandë e krimit të organizuar siç është Edi Rama. Nga skrapari i bukur dhe i mrekullueshëm, nga qyteti i njerëzve trima dhe guximtar unë i bëj thirrje Edi Ramës të largohet sa më shpejt sepse do të shpëtoj ai do të shpëtoj familja tij dhe do shpëtojë Shqipëria ajo që është më e rëndësishme.Dua tu uroj një vit të mbarë 2018, do të jetë një vit i vështirë për politikën shqiptare dhe shqiptarët sepse do të jetë një vit ku taksat do të rriten, ku biznesi i vogël do të futet në sistemin e TVSH, ku shqiptarët do të paguajnë më shumë taksa por në fakt do të marr më pak para. Do të jetë një vit shumë i varfër por duhet ta pasurojmë me dashuri shpirtërore për tu mbajtur fort me njëri-tjetrin dhe për ta rrëzuar këtë qeveri që kërkon të majmet me gjakun e shqiptarëve. Ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri, Zoti ju rujt të gjithëve ju dhe familjeve tuaja. Begati,mbarësi dhe qofshi të lumtur me çfarë tu dojë zemra.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al