Monika Kryemadhi: “Ti do jesh engjëlli që do na shohësh e do kujdesesh për ne, siç ke bërë gjithmonë”

“Ti do jesh engjëlli që do na shohësh e do kujdesesh për ne, siç ke bërë gjithmonë”

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka postuar një mesazh prekës për ndarjen e parakohshme nga jeta të themelueses dhe anëtares së kryesisë Luzhiana Abazi, e cila ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

“Nuk mund të shkruaj, ka orë që mundohem por është vështirë. Luzhi u largua fizikisht sot nga ne, duke na lënë një dhimbje dhe boshllëk të pazëvendueshëm. Energjia dhe dashuria që ajo na dhuronte pa kushte do të na mungojë gjithmonë. Ndoshta sëmundja e rëndë ja doli të të mundë përkohësisht, por ti do jesh engjëlli që do na shohësh e do kujdesesh për ne, siç ke bërë gjithmonë. E dashur motra ime, mikeshë e zemrës dhe e betejave tona, do të jesh gjithmonë pjesë e imja, në ditë të vështira dhe të mira. Sepse askush nuk mund ta zëvendësojë forcën dhe kurajon që vëtem ti dije të na jepje si askush”, shkruan në faqen e saj në Facebook, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Homazhet në nderim të Luzhiana Abazit do të zhvillohe nesër nga ora 09.00 deri në 11.00 në Muzeun Historik Kombëtar.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al