Monika Kryemadhi: Urime Besar, sot fitove pavarësinë, do jesh i lumtur sepse tashmë je 18 vjec!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar me anë të një postimi në Facebook djalin e saj Besarin, që sot feston ditëlindjen e 18!

“Urime Besar, sot fitove pavarësinë, do jesh i lumtur sepse tashmë je 18 vjec! 😁🎂🎂 Por si dita jote e parë ku sipas ligjit quhesh i rritur po të them se për mua edhe kur të jesh gjysh, nga qielli lart do të të ndjek me syrin dhe merakun e nënës. Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë, as me para, por me dije dhe dashurinë që do iu falësh njerëzve. “- kanë qenë disa nga fjalët që Kryemadhi ka zgjedhur për të uruar Besarin!

Më poshtë statusi i plotë:

Urime Besar, sot fitove pavarësinë, do jesh i lumtur sepse tashmë je 18 vjec! 😁🎂🎂

Por si dita jote e parë ku sipas ligjit quhesh i rritur po të them se për mua edhe kur të jesh gjysh, nga qielli lart do të të ndjek me syrin dhe merakun e nënës. Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë, as me para, por me dije dhe dashurinë që do iu falësh njerëzve.

Prandaj “i bukri i dheut”, si të thotë nëna, lufto që bukuria jote shpirtërore të jetë dominante te ty. Lufto për të bërë mirë në këtë botë sepse Zoti kurrë nuk do të harrojë. Qofsh i lumtur dhe mos ndalo ec , vrapo, fluturo sepse këto vite nuk kthehen pas.

Te dua Besar! ❤️

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al