Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi me anë të një postimi në Facebook ka shprehur urimet për ditën e Krishtlindjeve!
“Një dritë shprese me emrin Jezus Krisht po vjen pranë Nesh. Shpresa, harmonia, dashuria mbizotërofshin te Ju dhe familjet tuaja të bekuara.”-shkruan Kryemadhi
Më poshtë postimi i plotë:
Urimet më të mira në këtë vigjilje të shenjtë!
Një dritë shprese me emrin Jezus Krisht po vjen pranë Nesh. Shpresa, harmonia, dashuria mbizotërofshin te Ju dhe familjet tuaja të bekuara.
Ditët do të kenë lodhje, strese, lot, por dhe buzëqeshje e lumturi, mjafton që shpresa për Jetën të mos humbasë kurrë, prandaj dhe jeta që na dhuron Zoti është e bukur.
Gëzuar! Gëzuar! Gëzuar! 🙏🏻🙏🏻🙏🏻
Burimi:(integrimi.al/E.P)