Monika Kryemadhi:Edi Rama është i vetmi përgjegjës i cili nuk ka dashur dhe ka sabotuar çdo moment Reformën në Drejtësi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Byrosë së Hetimit u shpreh se do të ndiqen të gjitha hapat e nevojshme që shqiptarët  të kenë një sistem drejtësie.

Më poshtë deklarata e plotë;

Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë kanë bërë një betim ku betohen se do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë dhe do të bëjnë çdo gjë për përparimin dhe mbarëvajtjen e vendit dhe popullit të tyre. Kështu që është shumë e thjeshtë, veprimi ynë ka qenë legjitim për moslejimin e Kushtetutës nga partia shtet. Sepse është një Kushtetutë të cilën ne e kemi miratuar me 140 vota në natën e 21 korrikut duke gdhirë 22 korriku. Është një Kushtetutë e cila I ka kushtuar jashtëzakonisht shumë popullit shqiptar. Është një Kushtetutë me të cilën është abuzuar dhe është folur jashtëzakonisht shumë dhe sot ka ardhur dita që të zbatohet. Njerëzit të cilët do të donin që ta përdornin këtë sistem drejtësie për interesat e tyre, ditën e hënë e shkelën Kushtetutën. Ndërsa përsa i përket çizmes meqënëse e kanë me merak shumë të madh ashtu siç e ritheksova në sallën e byrosë, në atë byro që më kujtoi byronë politike të para 30 viteve. E njëjta sallë, të njëjtat fytyra. Mund të them që çizmja është simbol i paralajmërimit për këtë Juntë të drogës dhe të krimit të organizuar që po vendoset në Shqipëri. Nuk kanë për tu ndalur sepse nuk do të ndalet populli sepse shqiptarët e kanë vendosur drejtësinë edhe në mes të Parisit jo më në Tiranë.

A ju shqetëson marrja e masave disiplinore psh nëse ju përjashtojnë 10 ditë nga punimet e parlamentit ?

Absolutisht fare nuk më shqetëson asgjë. Më shqetëson varfëria e cila po pllakoset çdo ditë e më shumë mbi shqiptarët. Sa më të varfër të jenë shqiptarët aq më shumë nënshtrohen nga Edi Rama dhe kjo është një nga arsyet që ai po I varfëron shqiptarët çdo ditë dhe më shumë për ti pasur argat të plantacioneve të tij të drogës. Për ti pasur dhe për ti kthyer fëmijët e shqiptarëve në spaçator. Nuk është më problemi I politikës por po them është problem I jashtëzakonshëm droga e tmerrshme e cila ka zaptuar shkollat 9-vjeçare, gjimnazet dhe nuk po hyj fare te universitetet. Kjo është klithma më e madhe e popullit shqiptar. Dhe kjo është një nga klithmat që ka terrorizuar dhe që po i ngre në makth nga mëngjesi në darkë nënat shqiptare. Për këtë gjë nuk do të ndalem në asnjë moment. Luftë kundër drogës dhe kundër atyre njerëzve që duan ti kthejnë shqiptarët dhe fëmijët e tyre në spaçator.

Znj. Kryemadhi në janar do të nis vazhdimi i sesionit të ardhshëm parlamentar dhe me këto qëndrime që ka mbajtur mazhoranca dhe ju si opozitë. A mendoni se do të ketë një rikthim të  bashkëpunimit midis mazhorancës dhe opozitës. Meqënëse 2018 është një vit që ka një pritshmëri të madhe për statusin dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Statusin dhe hapjen e negociatave dhe për gjithë procesin e BE, njeriu kryesor që e ka shkatërruar këtë proces për Shqiptarinë është Edi Rama. Ai është i vetmi përgjegjës i cili nuk ka dashur dhe ka sabotuar çdo moment Reformën në Drejtësi. Ai është I vetmi përgjegjës i cili e solli në këtë situate për të zhvilluar seancën e ditës së hënë. Sepse nuk do që të ngrihet byroja e hetimit. Nuk do që të ngrihet KLP. Nuk do që të ngrihet Prokuroria e Përgjithshme kundër korrupsionit. Sepse është një nga njerëzit më të inkriminuar. Nuk ka frikë nga drejtësia as Kejdi Mehmetaj as Floida Kërpaçi. Ka frikë një njeri që ka në pushtet që në vitin 1998. E kanë harruar shqiptarët sepse i ka manipuluar por harrojnë që ka qenë Ministër Kulture që në vitin 1998. Akoma në dyert e Prokurorisë flenë dosjet e Ministrisë së Kulturës, të tenderave të tij dhe të fasadave të famshme. Pafund ka dhe kjo është frika dhe makthi I Edi Ramës. Edhe pse ai e futi në këtë rrugë antikushtetuese parlamentin shqiptar, frika e tij e madhe është KLP. Dhe do vazhdojë me të gjitha mënyrat, me avokatët e mafies dhe krimit për të uzurpuar këtë sistem drejtësie dhe për ta kthyer atë në një vegël të krimit të organizuar.

Keni paralajmëruar protestë në janar. Opozita do të jetë në parlament apo në protestë.

Do të ndjekim të gjitha hapat sepse ajo që është më e rëndësishme, dua të them që shqiptarët duhet të kenë një sistem drejtësie. E pate çfarë ndodhi dje me familjen Hoxha?  Ishin në shtëpi të tyre, në pronë të tyre dhe oligarkët i nxorën jashtë për të ndërtuar pallatet e tyre shumëkatëshe të cilat krijojnë jo vetëm fitime marramendëse por pastrojnë paratë e drogës. Këto para të cilat Edi Rama kërkoi t’i rifusi përsëri në ekonominë shqiptare për ta infektuar atë dhe për ta futur në black list Shqipërinë siç ka bërë gjithmonë.

Burimi:(integrimia.al.E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al