Monika Kryemadhi:Protestojmë në 27 Janar për mijëra shqiptarë që ndihen shumë keq ekonomikisht dhe shpirtërisht nga qeveria që po shkreton Shqipërinë

Fjala e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në takimin me strukturat e LSI Fier.

Ka kaq ditë që shi pafund dhe shpresoj që të ketë qenë i begatë për bujqësinë, akoma  nuk kanë filluar mbjelljet por ti shërbejë atyre që janë mbjell. Unë ju falenderoj shumë edhe për angazhimin tuaj.Ne kemi bërë takime me strukturat e Fierit gjatë gjithë kësaj kohe por takimi i sotëm ka në thelb të saj organizimin e njerëzve të LSI përsa i përket takimit të 27 janarit . Nuk është vetëm kjo por ka të bëjë me të gjithë propagandën në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ose me informimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve të Fierit për pjesëmarrjen në protestën e 27 Janarit. Pse ka rëndësi protesta e 27 Janarit unë e kam përmendur shumë herë në disa takime, duke shkuar ditë për ditë, 2-3 takime na duket sikur përsërisim veten por faktikisht është shumë e rëndësishme për ta përsëritur dhe për ta ngulitur në mendje që protesta e 27 Janarit nuk ka më flamuj politik por ka një qëllim të vetëm për të treguar angazhimin e çdo qytetari për të protestuar dhe për të ngritur flamurin e shpresës ndaj këtij realiteti të hidhur në të cilin ne po jetojmë sot. Në fakt më shumë se naftëtarët e Fierit për të protestuar më datë 27 janar nuk ka, për të vetmen arsye duke pasur parasysh mashtrimin që i është bërë prej një viti naftëtarëve duke i thënë që do të merrni pagat e munguara. Por jo vetëm që nuk kanë marrë pagat dhe hakun e punës së tyre por nuk kanë marrë as sigurimet të cilat i kanë pasur të domosdoshme dhe që kanë qenë të nevojshme për tu paguar. Pra për tu njohur vjetërsinë e tyre në punë.Jo vetëm kaq por mënyra sesi është tallur me ta ka qenë abuzuese por edhe shumë diskriminuese. Dëgjon rëndomtë deklarimet politike të PS sesi i premtohej naftëtarëve, se do të merrnin pagat e tyre, se nuk ishte zgjidhur çështja e naftëtarëve dhe më pas në 15 korrik të gjithë ata u hodhën në rrugë me mashtrime dhe duke mos u paguar. Pra ka ardhur koha për tu zgjuar dhe për të dalë nga lista që klasa politike vendos grupe interesi për ti mashtruar, për ti gënjyer thjesht në këmbim të votës dhe thjesht në kuadrin e një fushate elektrorale që zgjat vetëm 30 ditë. Të njëjtën gjë kanë bërë me minatorët me mjekët me infermierët, me mësuesit, me të papunët me fermerët duke i mashtruar dhe gënjyer thjesht për tu marrë votën dhe më pas për ti flakur në mes të katër rrugëve. Data 27 Janar do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për të vendosur përballë flamurit të mashtrimit dhe fasadës së  mashtrimit që ka ngritur Rilindja në Shqipëri, për të vendosur të gjithë ata njerëz të cilët sot ndihen më të varfër, më të pa përfaqësuar, më të lodhur më të zhgënjyer dhe ndihen më keq jo vetëm ekonomikisht por edhe shpirtërisht. Sot po ndodh shpërbërja, shpërngulja e kombit shqiptar pra me qindra të rinj dhe të reja, por edhe burra dhe gra të cilët kanë një arritje në profesionin e tyre, largohen nga Shqipëria sepse nuk kanë mundësi punësimi. Sot ka me qindra dhe mijëra profesionistë të cilët për shkak të bindjeve të tyre politike ose për shkak se nuk përfaqësojnë një grup interesi të një drejtori apo ministri apo të një kryetari partie të rilindjes në rrethin apo institucionin  e tyre ata humbasin vendin e punës. Edhe pse kanë mbi 20 vjet që kanë qenë pjesë e administratës civile. Sot ne shikojmë sesi politizohet i gjithë segmenti shtetëror, e gjithë shëndetësia,arsimi , bujqësia me të vetmen arsye nëse duhet të tundësh teserën e rilindjes dhe do të kesh një shërbim nga qeveria shqiptare.Prandaj ne themi që njerëzit në 27 janar do të dalin për të protestuar për të qenë të barbartë, sepse shteti është i barabartë, Shqipëria është e barabartë për të gjithë. Ekonomia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, drejtësia, arsimi po ashtu dhe duhet tu ofrohet të gjithëve. Dhe të gjitha sferat e jetës duhet të jenë të barabarta për të gjithë shqiptarët. E them këtë me bindje sepse shikojmë një strategji të qëllimshme të qeverisjes shqiptare për ti varfëruar shqiptarët sepse sa më të varfër të jenë aq më kollaj nënshtrohen. Sa më të pashkolluar dhe të painformuar të jenë aq më kollaj jo vetëm nënshtrohen por edhe mashtrohen. Kështu që kjo është një nga arsyet që data 27 janar ka këtë vlerë. Ka vlerën e zgjimit dhe gjithë strukturat e LSI duhet të flasin dhe të gjithë njerëzit kudo që janë me familjarët, miqtë, në vendet e punës ku janë, me fqinjët. Çdo ditë aty te tregu te fermeri ku blen apo te kioska ku blen një paketë cigare apo te kafeneja që pi kafe vetëm e vetëm për tu treguar që situata do të vijë duke u vështirësuar çdo ditë e më shumë. Futja e skemës së TVSH-së për bizneset e vogla është vdekjeprurëse për ta. Pjesa më e madhe e të punësuarve në Shqipëri vjen si rezultat i vetëpunësimeve  dhe Shqipëria mban vendin e parë në Europë për vetëpunësimin.Hapin një biznes të vogël për të mbajtur familjen e tyre gjallë. Të gjithë thonë, ça problemi keni ju se formalizohet ekonomia. Vendosja e skemës së TVSH-së nuk ka të bëjë me formalizimin e ekonomisë por për të futur në bizneset e vogla në skemën e TVSH-së në mënyrë që ato të shkojnë drejt falimentimit. Jo për të falimentuar ato por për ti detyruar që të futen në një proces që ti përfshihen në pjesën e një skeme tjetër që shumë shpejt brenda vitit do të dëgjoni sesi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të thotë ne nuk kemi fuqi që të mbledhim TVSH te 100 e ca mijë biznese të vogla. Dhe do të kërkojë që dhe mbledhjen e TVSH-së ta japi me konçension në mënyrë të tillë që të bëjë dhe këtu një aferë tjetër korruptive siç bëri me konçension shëndetësinë, rrugët, tashmë edhe sigurinë ushqimore që kërkon ta japi. Do të çojë drejt konçensionit dhe mbledhjen e taksave dhe sistemit fiskal. Pra në fund të ditës na ngelet për të dhënë me konçension vetëm kryeministrin shqiptar.Pra kjo skemë kaq e neveritshme vetëm për të krijuar një skemë përfitimi në interes të familjarëve të tij, ky kryeministër  fut në skemën e TVSH-së 110 biznese, të cilat 90% e tyre do të shkojnë jo vetëm drejt falimentimit por ose do të shkojë drejt rritjes së çmimeve, të rritjes së ushqimeve të shportës ose do të shkojnë drejt falimentimit të tyre sepse ne e dimë shumë mirë se cili është përfitimi i një biznesi të vogël nga puna apo xhiroja e  përditshme që ai bën. Ajo çka dua të theksoj tjetër dhe që është shumë e rëndësishme është që qyteti i Fierit është qyteti i naftëtarëve dhe ne e dimë shumë mirë se për ça flitet. Nuk kemi dashur kurrë ta politizojmë historinë dhe problemin e naftëtarëve, protestën e tyre por njëkohësisht nuk mund të rrimë gojëmbyllur dhe as symbyllur përsa i përket mashtrimit që u është bërë atyre. Ua kemi bërë me dije naftëtarëve, gjithmonë ua ka bërë edhe Petriti edhe Berti në takimet që kanë pasur. Apo dhe grupi i deputetëve të LSI kur kanë kërkuar vetë naftëtarët takime me ta. Ne ua kemi bërë të qartë që jemi në përkrahje të tyre. Nuk kemi dashur ta politizojmë dhe nuk kemi pse ta politizojmë protestën por ua bëjmë të qartë se nëse ata nuk do vazhdojnë të protestojnë dhe nëse nuk do të ngrenë dhe familjarët e tyre në protestë kundër kësaj qeverie e cila i gënjeu në mënyrë më të turpshme, i mashtroi dhe shfrytëzoi mundin gjakun dhe djersën e tyre nuk kanë zgjidhje tjetër, vetëm në këtë mënyrë ata kanë frikë. Sepse kjo qeveri ka frikë nga populli nga njerëzit, nuk ka frikë as nga ligjet as nga Kushtetuta sepse ato i shkel me të dyja këmbët dhe i përdor si ti interesoj asaj. Por të vetmen frikë që ka është fryma nga protestuesit. Prandaj dhe data 27 janar ka një vlerë shumë të rëndëishme dhe shumë të madhe , për të gjithë ne më shumë për shqiptarët sesa për klasën politike.Kemi bërë thirrje të harrojmë flamujt politik, bindjet politike në datën 27 sepse është shumë e rëndësishme prezenca e qytetarëve për ti treguar qeverisjes më të keqe që ka pasur ndonjëherë shqipëria që edhe pse ti mund të uzurposh dhe të shkelësh me të dyja këmbët , Kushtetutën, parlamentin,ligjet çdo gjë, ti këtë popull nuk e shkel dot me këmbë. Prandaj unë ju bëj thirrje dhe ju sugjeroj që askush nga ju mos të ndaloj ditën e protestës, për të njoftuar çdo njëri, për tu organizuar, për tu përfshirë pa dallim bindjesh, feje sepse është dhe  kjo shumë e rëndësishme për të qenë pjesë e kësaj proteste. E them me bindje të plotë do të jetë një nga protestat më të mëdha që ka pasur ndonjëherë Shqipëria në opozitë, në gjithë periudhën e tranzicionit. Sepse është një protestë që nuk ka të bëjë as me flamurin e LSI as me flamurin e PD por me ndërgjegjësimin e gjithë shqiptarëve.Unë nuk besoj që ka ndonjë socialist që ndihet më mirë sot me përjashtim të atyre njerëzve të cilët janë të lidhur me krimin dhe me korrupsionin. Nuk besoj se ka sot ndonjë demokrat apo LSI-stë që ndihet më mirë ekonomikisht sot sepse nuk ka të bëjë është në punë apo jo por jam e bindur që edhe çdo biznes sot qoftë i madh apo i vogël apo i mesëm, të ndihet më mirë dhe ta ketë situatën ekonomike më mirë. Sepse vetë situata ekonomike në Shqipëri nuk prodhon gjë tjetër por mjerim dhe situatë shumë të vështirë ekonomike. Z.Rama e pranoi vetë dje kur tha se rritjen ekonomike që kishte parashikuar për 2018 ta kishte 7% e uli e çoi te 4.3% por do jetë dhe më poshtë se 4.3 apo 4.7. Nuk dua të zgjatem shumë se dua ta kthej në formën e një bashkëbisedimi, tia japim fjalën edhe Petritit edhe Erisës sepse është shumë e rëndësishme pjesëmarrja dhe organizimi i strukturave tona për të qenë pjesë e kësaj.Por jo vetëm për tu organizuar dhe për të marrë pjesë por për tu sensibilizuar qytetarët dhe komunitetet të ndryshme të cilat pa dallim të bindjeve të tyre politike duhet të jenë pjesë e protestës.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al