Interi ka filluar të shërohet nga një fillim i zymtë, ndërsa Mauro Icardi është kthyer në formën e tij më të mirë dhe po shënon rregullisht për zikaltrit. Duke folur për “Sky Sport”, ish- president i Interit, Massimo Moratti ka analizuar fillimin e sezonit dhe foli për dy afrimet e bujshme në merkaton e verës.

“Në fillim pashë një shenjë negative dhe nuk ishte e qartë se sa kohë mund të zgjaste, por skuadra reagoi me karakter dhe lojë. Rikthimi te goli i kapitenit Icardi është shumë i rëndësishme, ai është një finalist i madh”, tha Moratti.

Më pas ish-numri një i klubit u ndal edhe te derbi që do të luhet në fund të muajit: “Milan po ecën mirë, Interi ka treguar gjithashtu presonalitet në Ligën e Kampionëve dhe do të luajë një lojë të mirë, shoh gjëra interesante, imagjinoj një derbi të bukur”.

“Më pëlqen Lautaro Martinez, kam përshtypjen se ai krijon hapësira, ka inteligjencë në sulm dhe jep idenë e asaj që krijon probleme për kundërshtarët. Gjithashtu më pëlqen Asamoah, ai ka përvojë të mrekullueshme dhe mund të na japë një dorë të madhe në arritjen e objektivave”, shtoi ish-presidenti.